Flash

Flet Prince Charles pasi doli nga vetë-karantinimi

Lapsi.al 2 April 2020
Flet Prince Charles pasi doli nga vetë-karantinimi

Princi Charles ndau një mesazh të përzemërt pasi doli nga vetë-izolimi të hënën, pas diagnozës së tij me COVID-19.

Të martën, Clarence House ndau një video të Princit të Uellsit i cili fliste për rimëkëmbjen e tij dhe se si pandemia e koronavirusit po prek të moshuarit.

“Pasi kam kaluar kohët e fundit në procesin e infektimit me këtë koronavirus, për fat të mirë me simptoma relativisht të buta, tani gjendem në anën tjetër të sëmundjes, por akoma jo më pak në gjendje distance sociale dhe izolim të përgjithshëm se më parë”, thotë Charles në pamjet e fundit.

“Siç po mësojmë, kjo është një përvojë e çuditshme, zhgënjyese dhe shpesh stresuese, kur prania e familjes dhe miqve nuk është më e mundur dhe strukturat normale të jetës papritur ndryshojnë”, thotë më tej ai.

Charles, 71 vjeç, vijon më pas të thotë se ai dhe gruaja e tij, Dukesha e Cornwall, po mendojnë për ata që kanë humbur të dashurit ose të dashurit e të cilëve aktualisht janë të sëmurë nga virusi.

“Zemrat tona u drejtohen të gjithë atyre njerëzve të moshuar në të gjithë vendin, të cilët tani po përjetojnë vështirësi të mëdha”, thekson ai.

Trashëgimtari i ardhshëm i fronit, foli gjithashtu me respekt ndaj mjekëve që janë në vijën e frontit që punojnë në spitale dhe shtëpi kujdesi për anëtarët e popullatës së moshuar.

Të këshilluara

Filma me histori autizmi

Ne të gjithë kemi tendencën të shohim filma, seriale dhe dokumentarë për të kuptuar më mirë çështje dhe fenomene të ndryshme. Prandaj është shumë e rëndësishme ...

17:17

Lirohet nga burgu reperi Takeshi 6ix9ne

Tekashi 6ix9ine është liruar nga burgu dhe ka shprehur dëshirën e parë të presë flokët. Reperi i njohur kërkoi të lirohej për të shmangur infektimin me koronav...

16:34

Cardi B shtrohet me urgjencë në spital

Cardi B tregoi përmes një postimi në Twitter të enjten se ishte shtruar në spital të mërkurën në mbrëmje, në mes të pandemisë së koronavirusit. Këngëtarja, 27 ...

14:56

Karantina bashkon Brad dhe Angelinan

Angelina Jolie ka vendosur të vetizolohet në Kaliforni së bashku me fëmijët e saj. Jolie ka qëndruar së bashku me 6 fëmijët e saj, por gjithashtu kanë bërë v...

12:53

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI