Analiza krahasuese e BIRN/ Si po e përballojnë qeveritë ballkanike Covid -19
Pra, ndryshimi nga ajo që vazhdon të ndodhë tek ne, është fakti se në një demokraci reale, kur je i papërgatitur të jesh efikas, ke detyrimin minimal për të qenë transparent. Në këtë betejë, askush nuk e ka luksin të jetë edhe i pa armatosur, por dhe pa besim tek gjeneralët që e drejtojnë. Eshtë njësoj si brenda një familje të varfër, pjestarët e së cilës mund ti pranojnë “babait” pamundësinë për ta përballuar fatkeqësinë, por nuk do ti falnin kurrë gënjeshtrën për rrezikun e saj. Kjo ndodhi edhe në Shqipëri ku qeveria, me frikën për të mos humbur asnjërën, dështoi tek të dyja: edhe për të provuar se kemi një sistem shëndetsor të pajsur si duhet edhe për të rritur besimin se politikanët dhe shkenctarët na thonë të vërtetën, në këtë kohë të vështirë. E nëse për të parën mund të amnistohet disi, për të dytën, që zgjodhi me bindje të na gënjejë, nuk ka asnjë justifikim. ©Lapsi.al