Flash

Modelja e Victoria Secret del pozitive me Covid-19, flet për gjëndjen shëndetësore

Lapsi.al 1 April 2020
Modelja e Victoria Secret del pozitive me Covid-19, flet për gjëndjen

Virusi ka prekur dhe engjejt e Victoria Secret. Një prej tyre është modelja Alexina Graham e cila e ka ndarë me ndjekësit këtë përvojë si dhe flet për simptomat dhe sëmundjen në tërësi.

Alexina ka postuar në Instagram foto nga spitali, duke rrëfyer sa e vështirë ka qenë për të e gjitha kjo eksperiencë.

Modelja tregon se krahu i saj i djathtë ishte motra, e cila është kujdesur për të gjatë gjithë kohës.

Alexina i bën thirrje të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi dhe ta marrin më seriozisht situatën, pasi është shumë e frikshme.

Ajo rrëfen si i ka përjetuar simptomat, ndërsa shton se gjendja e saj shëndetësore është tashmë më e stabilizuar.

“Është i frikshëm. Ditën e parë kam vjellë disa herë dhe shkoja në banjo shpesh, pastaj ethe dhe dhimbje të forta trupi. Nuk arrija të merrja frymë dhe të flisja fjali të plota. Kisha dhimbje të forta në pjesën e gjoksit. Nuk isha në gjëndje as të hyja dhe të dilja vetë nga dushi dhe kisha nevojë për ndihme edhe për tu ngritur nga krevati. Edhe ngrenia e ushqimit u bë e vështirë. Ju lutem qëndroni në shtëpi dhe merreni këtë seriozisht.”- shkruan ndër të tjera modelja, e cila prej 5 ditësh ka qenë në terapi intensive.

Të këshilluara

Aktorja turke, nënë për herë të parë

Aktorja turke Feride Çetin është bërë nënë për herë të parë. Ajo njihet për publikun shqiptar si Zehra, mamaja e Rejan, protagonistja e serialit me të njëjtin e...

12:09

Ribashkimi i Jennifer me Brad Pitt

Star Magazine pretendon se ish-partnerët janë takuar këto muajt e fundit fshehurazi në rezidencën e Brad Pitt në Los Angeles dhe po planifikojnë të martohen në ...

10:07

Tuba Buyukustun, zënka online me ndjekësin

Tuba Buyukustun të cilën e njohim si “Syhan” nga seriali “Xhesuri dhe e bukura”, gjatë kësaj kohe pandemie ka qëndruar shumë aktive në rrjete sociale duke dhënë...

18:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI