Flash

Kjo është letra e infermieres italiane që ndërroi jetë nga Coronavirus

Lapsi.al 1 April 2020
Kjo është letra e infermieres italiane që ndërroi jetë

Një infermiere nga San Luigi di Orbassano në Itali, ka shkruar një letër drejtuar kryetarit të bashkisë për situatën e vështirë që po kalon vendi me koronavirusin dhe përjetimet e saj personale.

Në letrën e publikuar nga kryetari në Facebook, infermierja tregon ditën e saj të punës dhe situatën në spital me kolegët e rraspakpitur.

Ajo tregon edhe historinë e një zonje të infektuar që vdiq fare e vetme ndonëse kishte 4 fëmijë, dhe mallin e madh që kishte për nipërit e mbesat të cilët nuk mund t’i takonte dot.

“Kjo është një dëshmi e drejtpërdrejtë e shkruar për të gjithë, për të rritur ndërgjegjësimin dhe të na bëjë të kuptojmë se çfarë po rrezikojmë”, shkruan kryetari i Bashkisë.

Letra e plotë e infermieres:

“Mirëmbrëma z. Kryetari i Bashkisë

Unë që po ju shkruaj punoj në spital dhe do të doja tju tregoja një ditë tipike të kësaj situate të jashtëzakonshme. Nuk dua tju flas me shira dhe statistika as për dekretet dhe kufizimet.

Sa bukur të quhemi engjëj, por kush e di nëse jemi vërtet.

Është mëngjesi i një dite të shtune. Më në fund një ditë pushimi pas një jave me shumë punë. Më në fund mund t’i kushtohem familjes. Sapo jam zgjuar dhe më thërrasin sërish në punë. Spitali ka nevojë. Teksa mbërrij në spital, në korridore shoh fytyra të njohura por të lodhura, koleg që kanë 12 orë që punojnë papushim. Të gjithë të raskapitur. Futem në dhomë për tu veshur. Veshja është kohë e gjatë, duhet më kujdes dhe pa gabime ndryshe mund të infektohem. Futem në pavion dhe drejtohem te shtrati i njërës prej pacienteve. Edhe pse e intubuar ajo është e ndërgjegjshme, e kthjellët dhe e orientuar në kohë dhe hapësirë, por mbi të gjitha ajo e di që do të vdesë. E percepton vdekjen dhe e ndjen.

Ajo ka ditë që nuk ka futur gjë në gojë. Eshtë edhe e sëmurë me diabet. Pamja e saj lutëse më vret.

Ulem pranë saj për të shkëmbyer ca fjalë.

“Kam katër fëmijë. Janë të mëdhenjë. Nuk kam frikë nga vdekja, thjesht nuk do të doja të vuaja. Një ditë erdhi për të më vizituar një prej fëmijëve por nuk e lejuan të vinte këtu. Nuk mund të shoh më nipërit, mbesat, nuset dhe askënd. Unë këtu, ata në shtëpi”.

E pyes nëse i ka telefonuar. Më thotë “Po, por nuk është e njëjta gjë.”

Pasi hyn mjeku zonjës i bie zilja e telefonit. Është djali i saj. Pacientja i thotë se në sallë është mjeku dhe ia kalon telefonin atij. Mjeku i tregon djalit të zonjës se si është situata e nënës së tij. “Gjendja është kritike’- i thotë mjeku.

Nga ana tjetër djali pyet mjekun nëse mundet të vij për ta parë dhe përshëndetur, qoftë edhe për pak çaste. Përgjigja është jo.

Ndërsa mjeku largohet nga dhoma, zonja qan me dëshpërim. Ndërsa ishte ende në telefon me të birin, ishte djali që qante në anën tjetër.

Flas në telefon me djalin e zonjës. I them të bëhen të katër fëmijët bashkë pas rreth një ore dhe i them se do t’i mundësojë një lidhje video me nënë e tyre.

Një orë kalon shpejt.

Bie zilja e telefonit. Hap thirrjen video dhe ata janë mbledhur të gjithë.

Zonja që nuk e priste duket e lumtur. Nga ana tjetër e telefonit flasin thuajse të gjithë njëherësh. I thonë nënës se e duan shumë. Dëgjohen edhe të qara. Thirrja zgjat rreth gjysmë ore. Përshëndetja është e papërshkrueshme. Zemrat janë të coptuara. Të gjithë kuptojnë gjithçka.

Zonja e sëmurë më merr dorën time në dorën e saj dhe më thotë “Faleminderit”. Paskësaj ajo ‘fiket’. Nuk mund të qëndroj në këmbë dhe dal me nxitim. Pas meje hyjnë të tjerët që do merren me trupin dhe dezinfektimin.

Vdiq e vetme, fare e vetme.

Agjensia e varrimit erdhi për të marrë trupin e për ta çuar në morg.

Kthehem në shtëpi dhe hap Facebook-un. Ankesa kudo. Ju kanë mohuar lirinë, fëmija nuk mund të shkojë më në park, qeni është mërzitur. Sa injorancë, sa pak probleme kanë njerëzit, por për një gjë ne jemi akoma me fat: edhe neve na janë mohuar shumë gjëra, duhet të bëjmë edhe sakrifica, por së paku kemi akoma dinjitet, një e drejtë që Covid-19 ju ka hequr shumë njerëzve.

Të këshilluara

Ledri Vula konfirmon lidhjen me Sara Hoxhën

Para pak çastesh, Ledri Vula konfirmoi romancën disavjeçare me Sara Hoxhën. Reperi postoi foton e mëposhtme me një zemër në përshkrim.Ledri dhe Sara,kanë të pak...

19:34

Kim K: Kam vendosur të mos bëj më fëmijë

Klani Kardashian-Jenner ndodhet në Calabasas, secili në karantinë me familjet respektive, por duket se ajo që po e kalon me më shumë vështirësi izolimin është K...

17:25

Mesazhi i Naomi Campbell rreth pandemisë

Naomi Campbell së fundi ka dhënë intervistë për “Acces Hollywood”, ku foli lidhur me pandemine. Modelja mendon që vendosja e maskës dhe praktikimi i higjienë...

16:51

Sugjerime filmash në këto ditë karantine

E ardhmja e udhëtimeve dhe e pushimeve verore akoma s'dihet kështu që nuk humbisni gjë nëse vizitoni botën nga divani i shtëpisë. Që udhëtimi virtual t'ju shijo...

14:59

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43