Flash

Bill Gates nxjerr një plan që mund të ndihmojë ShBA-në në këtë pandemi

Lapsi.al 1 April 2020
Bill Gates nxjerr një plan që mund të ndihmojë ShBA-në

Bill Gates, themeluesi i Microsoft-it, që i paralajmëroi liderat e botës të përgatiteshin për një situatë pandemie që në 2015-ën, ka nxjerrë së fundmi një plan që mund të ndihmojë SHBA-në dhe jo vetëm për ta fituar luftën kundër koronavirusit.

Gjatë rekomandimeve të tij për Washington Post, Gates theksoi se është shumë e rëndësishme të merren vendimet e sakta, pasi ato ndikojnë në reduktimin e përhapjes së Codiv-19 dhe ekonominë e botës.

Sipas tij, hapi i parë është "qasja e qëndrueshme ndërkombëtare" ndaj shtetrrethimeve. Gates u shpreh se izolimi është i rëndësishem dhe fakti që në disa shtete nuk ka akoma një shtetrrethim të plotë përbën kërcënim.

"Nëse njerëzit udhëtojnë të lirë, ashtu do të bëjë dhe virusi. Liderat e botës duhet të jenë të qartë dhe të prerë. Izolim gjithandej do të thotë izolim gjithandej! Derisa në Amerikë vendi i të prekurve të ulet, që do të duhen më shumë se 10 javë, askush s'mund të vazhdojë biznesin si zakonisht apo i qetë. E gjithë kjo zgjatje dhe konfuzion vetëm do ta zgjerojë dhimbjen ekonomike, do të bëjë që virusi të kthehet dhe do të shkaktojë më shumë vdekje."

Hapi i dytë shumë i rëndësishëm sipas tij janë testimet dhe rishikimi me kujdes i tyre. Qeveritë duhet të kenë një plan të qartë në lidhje me prioritetin e testeve. Kush do të testohet fillimisht? Ata që kanë më shumë shanse të jetë prekur nhga koronavirusi, siç janë personeli mjekësor apo kontaktet e afërta me të prekurin. Më pas, sipas tij duhen testuar njerëzit që shfaqin simptoma dhe ata që janë më të rrezikuar se të tjerët për shkak të sëmundjeve kronike.

Si hap final, filantropisti i famshëm paralajmëroi liderat të marrin të dhëna të sakta për zhvillimin e trajtimit të virusit dhe një vaksine, pasi nuk ndihmojnë duke "bërë thashetheme" apo duke "përhapur panik".

"Unë ende vazhdoj të besoj që nëse ne marrin tani vendimet e duhura, të informuar nga shkenca, të dhënat dhe eksperienca e mjekëve mund të shpëtojmë shumë jetë dhe të bëjmë që vendi t'i kthehet punës."- përfundoi Gates.

Të këshilluara

Sugjerime filmash në këto ditë karantine

E ardhmja e udhëtimeve dhe e pushimeve verore akoma s'dihet kështu që nuk humbisni gjë nëse vizitoni botën nga divani i shtëpisë. Që udhëtimi virtual t'ju shijo...

14:59

Aktorja turke, nënë për herë të parë

Aktorja turke Feride Çetin është bërë nënë për herë të parë. Ajo njihet për publikun shqiptar si Zehra, mamaja e Rejan, protagonistja e serialit me të njëjtin e...

12:09

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI