Flash

Rihanna: Dua fëmijë pa partner

Lapsi.al 31 March 2020
Rihanna: Dua fëmijë pa partner

Rihanna dha për British Vogue një nga intervistat e para për këtë vit dhe foli haptazi për jetën pas ndarjes nga Hassan Jameel dhe për jetën pas dhjetë vitesh.

Rihanna shtoi se ka mentalitet tjetër këtë dekadë: “Që kur mbusha 32 vjeçe, kuptova që jeta është shumë e shkurtër,” tha ajo. “S’ke shumë kohë për të toleruar gjepurat e të tjerëve. E rëndon kaq shumë veten, sa kur e kupton që s’mban më, duhet të eleminosh disa gjëra. Dhe unë jam gjithë kohës e rënduar. Tani po kthehem në bardhë e zi. Zonat e mia gri s’funksionojnë më.”

Tani për tani, këngëtarja po përqëndrohet te muzika dhe sipërmarrjet. “Po punoj kështu tani që të mos punoj në të ardhmen,” tha ajo. “E di që do të dua një tjetër jetë.”

Çfarë jete? Rihanna do të bëhet nënë. Kur u pyet si e imagjinon veten pas dhjetë vitesh, ajo tha: “Dhjetë vite? Do jem 42 vjeçe. Do jem e lashtë. Do kem fëmijë – tre ose katër.”

Për sa i përket mëmësisë edhe pa partnerin e duhur, Rihanna nuk hezitoi: “Sigurisht. Shoqëria të minimizon si nënë nëse s’ke babain në krah. Por e vetmja gjë që ka rëndësi është lumturia, është e vetmja marrëdhënie e shëndetshme mes një prindi dhe një fëmije. Vetëm ajo e rrit një fëmijë, lumturia.”

Të këshilluara

Can Yaman: Nuk dua më lidhje me aktore

Can Yaman është përfolur shpesh në mediat turke për lidhjet e tij të dashurisë. Ai u përfol për një lidhje me aktoren Demet Ozdemir. Çifti fillimisht i mohoi th...

16:00

Iva Tiço jep detaje rreth lidhjes së saj

Iva Tiço nuk është më ‘single’ dhe një foto e ndarë në Ditën e Verës, ku shihej dora e një djali, e Ivës dhe putra e qenushit të stolisura me verore konfirmoi g...

15:03

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI