Flash

Prince William do të shërbej si pilot helikopteri për ti ardhur në ndihmë shtetit të tij

Lapsi.al 31 March 2020
Prince William do të shërbej si pilot helikopteri për ti ardhur

Britania e Madhe është duke u përballur me një sfidë të madhe që lidhet me koronavirusin.

Numri i të infektuarve dhe viktimave rritet nga dita në ditë dhe nuk është kursyer as familja mbretërore.

Rreth një javë më parë, Princi Charles rezultoi pozitiv me COVID-19, megjithatë 71-vjeçari ia doli ta mposhtë.

Ditën e djeshme familja mbretërore dha lajmin e mirë dhe konfirmoi se princi ka dalë nga karantina.

Në këtë periudhë, barra më e rëndl i ka rënë Princit William dhe mediat e huaja shkruajnë se ai ka vendosur të jetë në frontin e parë të luftës.

Burime pranë familjes mbretërore, kanë thënë për mediat e huaja se William do të shërbejë këto ditë si pilot helikopteri.

Ai do të transportojë pacientët me COVID-19, të cilët janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

“Ai e di se gjithë vendi po bën punën e vet dhe ai dëshiron të ndihmojë. Është i përqendruar në punët mbretërore, por mendon se ky rol është më i rëndësishëm duke pasur parasysh se Charles sapo kaloi sëmundjen, Harry sapo është larguar nga mbretëria dhe xhaxhai i tij Andrew është tërhequr nga jeta publike për shkak të skandalit seksual”, thotë burimi.

Kujtojmë se ditën e djeshme Meghan dhe Harry dolën zyrtarisht nga familja mbretërore.

Ata kryen detyrat e fundit si Dukë dhe Dukeshë dhe tashmë janë të lirë të vazhdojnë jetën e tyre në SHBA.

Të këshilluara

Tuba Buyukustun, zënka online me ndjekësin

Tuba Buyukustun të cilën e njohim si “Syhan” nga seriali “Xhesuri dhe e bukura”, gjatë kësaj kohe pandemie ka qëndruar shumë aktive në rrjete sociale duke dhënë...

18:15

John Prine, i infektuar me Covid 19

Këngëtari i njohur amerikan, John Prine, është në gjendje kritike, shkruajnë mediat e huaja. Kjo pak kohë pasi iu shfaqën simptomat e virusit Covid-19. 73 vj...

15:05

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI