Flash

Pas vetëkarantinimit, Aurela Gaçe ka kritika për televizionet

Lapsi.al 31 March 2020
Pas vetëkarantinimit, Aurela Gaçe ka kritika për televizionet

Aurela Gaçe u detyrua në fillim të muajit mars që të kthehej nga turi i koncerteve që kishte në SHBA, për shkak të situatës me koronavirusin dhe masat që u morën për të ndalur përhapjen e tij. Me t’u kthyer në atdhe, këngëtarja dhe grupi i saj u vetë-karantinuan, duke zbatuar kështu rregullat e vendosura por dhe duke u kujdesur që të mos rrezikonin shëndetin e familjarëve të tyre.

Ndërkohë në një video artistja ka shpjeguar arsyen se përse gjatë kësaj periudhe nuk është shfaqur në intervista, duke kritikuar dhe gazetarët e emisioneve. Aurela thotë se i kuptonte kërkesat e tyre por filluan të bëheshin fyese, pasi asnjëri nuk e pyti fillimisht se si ishte. Për të ishte e qartë që nuk e ndiqnin dhe nuk e kishin idenë për gjendjen e saj, por thjesht donin të dinin si ja kalonte.

“Ndoshta dëshira për të bërë lajmin ose për të na pasur në Skype orë e minutë ishte shumë e madhe por duhet ta kuptojnë se dhe ne njerëz jemi dhe kemi ankthet tona. Kemi frikërat tona që nuk ka lejojnë të jemi të gëzuar, ashtu siç njerëzit presin që ne të jemi”- thotë ndër të tjera ajo në video-mesazh. Të njejtën gjë këngëtarja tha dhe për disa prej ndjekësve në rrjetet sociale, të cilët ndryshe nga ata që e pyesnin çdo ditë si ishte, i kërkonin të dilte “live” në Instagram ,të qeshte dhe të këndonte, në një periudhë kur ishte shumë e trishtuar.

 

Të këshilluara

John Prine, i infektuar me Covid 19

Këngëtari i njohur amerikan, John Prine, është në gjendje kritike, shkruajnë mediat e huaja. Kjo pak kohë pasi iu shfaqën simptomat e virusit Covid-19. 73 vj...

15:05

Princi Charles del nga vetë-karantinimi

Princi Charles u lejua sot të dilte nga vetë-karantinimi, vetëm nja javë pasi rezultoi pozitiv nga koronavirusi. Sipas asaj që raportohet nga pallati mbretëor, ...

11:51

Rihanna: Dua fëmijë pa partner

Rihanna dha për British Vogue një nga intervistat e para për këtë vit dhe foli haptazi për jetën pas ndarjes nga Hassan Jameel dhe për jetën pas dhjetë vitesh. ...

10:55

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI