Flash

Flet Popi Kola: A do të jetë sërish Arilena përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision vitin që vjen?

Lapsi.al 31 March 2020
Flet Popi Kola: A do të jetë sërish Arilena

Arilena Ara duhej të përfaqësonte Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”, por situata me koronavirusin bëri që organizatorët të shtyjnë mbajtjen e festivalit në Rotterdam, që ishte parashikuar në maj.

Festivali do të mbahet në të njëjtin vend, një vit më pas, por ende nuk dihet nëse këngët e këtij viti do të këndohen në 2021 apo do të zgjidhen të tjera. Për këtë ka folur menaxheri i këngëtares shqiptare, Popi Kola në një lidhje Skype për emisionin “Rreze Dielli”.

Ai tregoi fillimisht se si e përjetuan lajmin e anulimit të festivalit, të cilin e mësuan nga televizori.

“’Fall from the sky’ Ishte një nga projektet më të rendësishme të Arilenës. Parë nga të gjitha opsionet, për një ‘Eurovision’ pa publik apo për ta shtyrë atë, ‘Eurovision’-i do ishte gjëja e fundit që njerëzit do mendonin në këtë situatë kur koronavirusi po merr edhe jetë njerëzish. Nuk kishte mënyrë më të mirë. Në art nuk duhet të jesh gjysmak, por i plotë, ose duhet të ishte tamam, ose mos të bëhej fare.” shprehet menaxheri i këngëtares.

I pyetur se nëse do kërkohej që edhe vitin tjetër të prezantoheshin me këngën e Arilena Arës, ai shprehet se nuk ka asgjë zyrtare, pasi ka një sërë procedurash që RTSH duhet të ndjekë dhe është ende herët që të flitet për këtë gjë.

Ky lajm nuk i ka tronditur aspak këngëtaren dhe menaxherin sipas të cilit, shëndeti dhe jeta janë gjërat kryesore për të cilat duhet të mendojmë në këtë situatë.

“E morëm vesh nga portalet dhe gazetarët, ndërkohë që në anë zyrtare erdhi pak minuta më vonë. Nuk e kemi marrë si një lajm që çfarë ndodhi, duke patur parasysh situatën e krijuar, kur po numërohen edhe viktima. ‘Eurovision’ ishte një nga gjërat që duhej anuluar’, përfundon Popi Kola.

Të këshilluara

Princi Charles del nga vetë-karantinimi

Princi Charles u lejua sot të dilte nga vetë-karantinimi, vetëm nja javë pasi rezultoi pozitiv nga koronavirusi. Sipas asaj që raportohet nga pallati mbretëor, ...

11:51

Rihanna: Dua fëmijë pa partner

Rihanna dha për British Vogue një nga intervistat e para për këtë vit dhe foli haptazi për jetën pas ndarjes nga Hassan Jameel dhe për jetën pas dhjetë vitesh. ...

10:55

Can Yaman: Nuk dua më lidhje me aktore

Can Yaman është përfolur shpesh në mediat turke për lidhjet e tij të dashurisë. Ai u përfol për një lidhje me aktoren Demet Ozdemir. Çifti fillimisht i mohoi th...

16:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI