Flash

Qytetari italian luan himnin shqiptar në ballkon në shenjë falenderimi për 30 mjekët e dërguar

Lapsi.al 30 March 2020
Qytetari italian luan himnin shqiptar në ballkon në shenjë

Lajmi se 30 mjekë dhe infermierë shqiptarë u nisën drejt Italisë, për të ndihmuar kolegët atje në luftën kundër koronavirusit, tërhoqi vëmdendjen e media ndërkombëtare. Italianët, nuk rreshtin së falenderuari shqiptarët për gjestin fisnik, duke thënë se Europa dhe askush tjetër s'e bëri për Italinë çfarë bëri Shqipëria.

Kryeministri Rama ka postuar në rrjetet e tij sociale, videon e një qytetari italian, që në shenjë falenderimi për dërgimin e mjekëve luan në flaut himnin shqiptar nga ballkoni i banesës së tij.

"Kam marrë me mijëra mesazhe, që nga kryeministri, ministra e lider partish, senatorë e njerëz të sportit italian, por kur më erdhi dorë pas dore kjo video mbrëmë vonë, jam drithëruar fort!"- shkruan Rama, duke i kërkuar njerëzve ta shpërndajnë derisa falenderimet për gjestin fisnik të shkojnë tek qytetari italian.

Moderatorja e famshme, Barbara d'Urso gjatë një bisede me ish-ministrin e  Brendshëm italian, Matteo Salvini falenderuan gjithashtu shqiptarët për ndihmën e dhënë kundrejt italisë dhe u shprehën se ishin të prekur nga ky gjest, që deri më tani s'e kanë parë nga shtetet e fuqishme europiane dhe jo vetëm.

Aktorja e famshme, Sharon Stone gjithashtu ndau me ndjekësit e saj në Instagram foton e famshme nga tragjedia e Otrantos në të cilën shkruante:

Nga ballkoni, ky qytetar italian luan himnin shqiptar në shenjë

"30 vite më parë Italia vendosi t'i ndihmonte ata. Sot Shqipëria po dërgon mjekë dhe infermierë për të ndihmuar italianët. Faleminderit Shqipëri me gjithë zemër!"

Të këshilluara

Can Yaman: Nuk dua më lidhje me aktore

Can Yaman është përfolur shpesh në mediat turke për lidhjet e tij të dashurisë. Ai u përfol për një lidhje me aktoren Demet Ozdemir. Çifti fillimisht i mohoi th...

16:00

Iva Tiço jep detaje rreth lidhjes së saj

Iva Tiço nuk është më ‘single’ dhe një foto e ndarë në Ditën e Verës, ku shihej dora e një djali, e Ivës dhe putra e qenushit të stolisura me verore konfirmoi g...

15:03

Sugjerimet e Netflix për filmat (Foto)

Ju prezantojmë me konceptin “aq i tmerrshëm, sa ia vlen të shihet.” Ca prodhime janë thjesht të bëra keq dhe pikërisht për këtë arsye i argëtojnë shikuesi...

14:17

Placido Domingo shtrohet në spital

Plácido Domingo, është shtruar në një spital në Acapulco, Meksikë me komplikacione të shkaktuara nga koronavirusi. Lajmin e dha zëdhënësi i tenorit. “Është m...

14:14

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI