Flash

Njerëzit kundër Lady Gaga-s dhe babait të saj, 'Paguani punëtorët'

Lapsi.al 30 March 2020
Njerëzit kundër Lady Gaga-s dhe babait të saj, 'Paguani

Në SHBA, si në të gjitha vendet e prekura nga Covid-19, shumë biznese po mbyllen dhe njerëzit po humbasin punën ose rrezikojnë të mos marrin pagën. Një nga bizneset që u mbyll është restoranti Joannes’ Trattoria në Nju Jork, që është në pronësi të babait të Lady Gaga-s, Joe Germanotta.

Si shumë biznese të tjera, Joe iu drejtua njerëzve që ta ndihmojnë për të paguar punonjësit e tij. Në GoFundMe ai synoi të mblidhte 50,000 dollarë. “Jam duke bërë të pamundurën, por u desh ta mbyllja Joanne për këtë muaj. Stafi ynë ka nevojë për ndihmë finaciare, kështu që çdo ndihmë për ne vlen,” shkroi ai në një postim në Twitter (via Cosmopolitan), tashmë të fshirë.

Njerëzit në Twitter fillimisht kritikuan të atin e Lady Gaga-s, që nuk iu drejtua të bijës, por edhe këngëtaren.

“Lady Gaga, paguaj stafin e babait. Është e neveritshme që u desh të kërkonte ndihmën e të tjerëve,” shkruan dikush. “Jam e shokuar pasi Joe Germanotta po kërkon ndihmë financiare, ndërkohë që vajza e tij ka pasuri prej 300 milionë dollarë,” shton një tjetër. “Joe: Mund të më ndihmosh me kostot financiare? Lady Gaga: Babi, jam shumë e zënë duke qëndruar në vaskë,” ironizon një tjetër.

Të këshilluara

Era Istrefi, e detyruar të publikojë këngë

Siç ishte paralajmëruar pak ditë më parë, Era Istrefi publikoi këngën e re të titulluar “No Maybes” bashkëpunim me Ilkay Sencan dhe Arash. Natyrshëm, Era e prom...

16:49

Pas virusit, Tom Hanks rikthehet në shtëpi

Tom Hanks dhe e shoqja, Rita Wilson, të cilët u prekën nga koronavirusi në Australi, janë kthyer në SHBA. Ka mbaruar kështu beteja e tyre me virusin, por edh...

12:06

Rikthehet në vëmendje vdekja e 2Pac

Një ish detektiv në Departamentin e Policisë në Los Angeles, i cili ka punuar në çështjen e vrasjes së 2Pac, u ka kërkuar policëve që të arrestojnë gangsterin K...

11:38

Rihanna zhgënjen me këngën e re

Fansat e Rihanna-s pritën tre vjet që ajo të publikonte albumin ose të paktën një këngë të re, por u zhgënjyen kur dëgjuan bashkëpunimin e fundit me PARTYNEXTDO...

11:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI