Flash

Modeli shqiptar i martuar me miliarderen kineze do të dhurojnë 200 mijë maska për Shqipërinë

Lapsi.al 30 March 2020
Modeli shqiptar i martuar me miliarderen kineze do të dhurojnë 200

Ai e nisi karrierën e tij si model pasi fitoi çmimin e parë në “Miss & Mister Lezha” dhe më pas vijoi me të tjera spektakle mode e bukurie në Shqipëri, për t’u bërë model i markave të mëdha si “Hugo Boss” dhe “Hermes”.

Modeli shqiptar Rolando Lekaj, i cili është martuar prej dy vitesh me biznesmenen shumë të fuqishme miliardere nga Kina, me të cilën ka edhe një djalë, ka menduar për vendin e tij në këto ditë të vështira me shpërthimin e epidemisë së koronavirusit.

Në një status në Facebook, Lekaj bën me dije se do të dërgojë 200 mijë maska drejt Shqipërisë, për të gjithë mjekët, të cilët i konsideron heronj.

“Kam nderin dhe kënaqesinë të ndaj me ju miq e të dashur këtë lajm të mirë për Shqipërinë tonë të dashur. Une dhe Nusja ime kemi vendosur të ndihmojmë Shqipërinë në këto ditë të vështira. Së shpejti do arrijnë nga Kina 200.000 maska mbrojtëse për HERONJTË TANË (DOKTORËT) që po luftojnë me armikun e padukshem në vijën e parë të luftës. Për Shqipërinë që duam duhet që gjithë bashkë të bëjmë aq sa është e mundur. Të qëndroni sa më shumë në shtëpi është një ndihmë shumë e madhe në këto ditë”, shkruan Rolando Lekaj.

Kjo nuk është hera e parë që modeli shqiptar merr përsipër të bëjë bamirësi. Kohë më parë ai bleu 30 fustane nga 30 modelet më të famshme të botës që shkonin në vlerën 1,6 mld dollarëve.

Paratë shkuan për kërkimet shkencore kundës sëmundjes SIDA apo dhe problemeve që kanë lidhje me marrëdhëniet seksuale.

Të këshilluara

Can Yaman: Nuk dua më lidhje me aktore

Can Yaman është përfolur shpesh në mediat turke për lidhjet e tij të dashurisë. Ai u përfol për një lidhje me aktoren Demet Ozdemir. Çifti fillimisht i mohoi th...

16:00

Iva Tiço jep detaje rreth lidhjes së saj

Iva Tiço nuk është më ‘single’ dhe një foto e ndarë në Ditën e Verës, ku shihej dora e një djali, e Ivës dhe putra e qenushit të stolisura me verore konfirmoi g...

15:03

Sugjerimet e Netflix për filmat (Foto)

Ju prezantojmë me konceptin “aq i tmerrshëm, sa ia vlen të shihet.” Ca prodhime janë thjesht të bëra keq dhe pikërisht për këtë arsye i argëtojnë shikuesi...

14:17

Placido Domingo shtrohet në spital

Plácido Domingo, është shtruar në një spital në Acapulco, Meksikë me komplikacione të shkaktuara nga koronavirusi. Lajmin e dha zëdhënësi i tenorit. “Është m...

14:14

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI