Flash

Merr flakë gjatë uljes avioni me pajisje mjekësore, 8 të vdekur

Lapsi.al 30 March 2020
Merr flakë gjatë uljes avioni me pajisje mjekësore, 8 të

Një avion në Filipine që kishte ngarkuar pajisje mjekësore në luftën kundër koronavirusit, është përfshirë nga flakët dhe si pasojë kanë humbur jetën 8 persona.

Avioni ka marrë flakë në pistën e aeroportit në Manila, pasditen e sotme.

Lajmi bëhet i ditur nga New York Times.

Si pasojë ka gjetur vdekjen një pacient së bashku me 7 persona të tjerë, përfshirë ekuipazhin dhe personelin mjekësor.

Pacienti që humbi jetën ka shtetësi kanadeze.

Në bordin e avionit ndodhej e dashura, filipino-amerikane e pacientit kanadez si dhe 6 qytetarë filipinas, 4 prej tyre pjesë e ekuipazhit si dhe një mjek dhe një infermiere.Qeveria filipinase ka konfirmuar se avioni, Lion Air, përdorej nga instituti kërkimor për ilaçet tropikale, në plan të parë në luftën kundër koronavirusit.

Shpërthimi i avionit, dyshohet se është shkaktuar nga humbja e karburantit

Të këshilluara

Historiani i ekonomisë: Kriza sapo ka filluar

Kriza Corona ka ngjashmëri me ekonomitë e luftës, thotë historiani Albrecht Ritschl në intervistë për DW. Ajo mund të arrijë përmasat e krizës ekonomike botëror...

09:56

Çfarë po ndodh me vaksinën kundër Covid-19

Çdo ditë ka të dhëna të reja nga laboratorët shkencorë që punojnë mbi vaksinën kundër Korona virusit, dhe ndërsa testimet e para për vullnetarët kanë filluar në...

21:43

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI