Flash

Barbara d´Urso flet për mjekët shqiptarë, 'Jam e emocionuar, një popull i mrekullueshëm' (Video)

Lapsi.al 30 March 2020
Barbara d´Urso flet për mjekët shqiptarë, 'Jam e

Dërgimi i një ekipi shqiptar prej 30 mjekësh drejt Italisë, për t´i ardhur në ndihmë në luftën kundër Covid-19, është përshëndetur sot jo vetëm nga politikanët dhe mediat e vendit fqinj, por edhe nga shumë qytetarë italianë, të cilët nuk kanë nguruar të lenë mesazhet e tyre të falenderimit në rrjetet sociale.Ky veprim, sado simbolik që është, duket se ka emocionuar dhe një prej personazheve më të njohur të televizionit italian, moderatoren Barbara d´Urso.

Në një lidhje live mbrëmjen e sotme në emisionin e saj me Matteo Salvinin, ish-ministrin e Brendshëm të Italisë, ndërkohë që ai falenderonte qeverinë shqiptare për kontributin, d´Urso e komentoi kështu ardhjen e mjekëve shqiptarë:

” Dua t´i falenderoj dhe unë. Kryeministri shqiptar tha ne jemi të varfër, por nuk kemi kujtesë të shkurtër. Italia na ka qëndruar gjithmonë pranë dhe ne, edhe pse të vegjël, do ta ndihmojmë Italinë. Kanë dërguar 30 mjekë, mua më emocioni shumë kjo gjë. Dua të falenderoj Shqipërinë, një popull i mrekullueshëm që unë e njoh. Mjekë erdhën dhe nga Kina, por Shqipëria e vogël dërgoi 30 mjekë. Ata nuk e kanë memorien e shkurtër, ndërkohë në Europë nuk kanë memorie fare.”

https://youtu.be/7fQKON5WXlw

Të këshilluara

Era Istrefi, e detyruar të publikojë këngë

Siç ishte paralajmëruar pak ditë më parë, Era Istrefi publikoi këngën e re të titulluar “No Maybes” bashkëpunim me Ilkay Sencan dhe Arash. Natyrshëm, Era e prom...

16:49

Pas virusit, Tom Hanks rikthehet në shtëpi

Tom Hanks dhe e shoqja, Rita Wilson, të cilët u prekën nga koronavirusi në Australi, janë kthyer në SHBA. Ka mbaruar kështu beteja e tyre me virusin, por edh...

12:06

Rikthehet në vëmendje vdekja e 2Pac

Një ish detektiv në Departamentin e Policisë në Los Angeles, i cili ka punuar në çështjen e vrasjes së 2Pac, u ka kërkuar policëve që të arrestojnë gangsterin K...

11:38

Rihanna zhgënjen me këngën e re

Fansat e Rihanna-s pritën tre vjet që ajo të publikonte albumin ose të paktën një këngë të re, por u zhgënjyen kur dëgjuan bashkëpunimin e fundit me PARTYNEXTDO...

11:19

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI