Flash

Rikthehet në vëmendje vdekja e 2Pac

Lapsi.al 29 March 2020
Rikthehet në vëmendje vdekja e 2Pac

Një ish detektiv në Departamentin e Policisë në Los Angeles, i cili ka punuar në çështjen e vrasjes së 2Pac, u ka kërkuar policëve që të arrestojnë gangsterin Keffe D për vdekjen e reperit.

Greg Kading, është shprehur kundër policisë së Las Vegas, pasi ata po lënë të lirë dikë që po e pranon shumë shpesh se është bashkëpunëtor në vrasjen e një prej reperave më të famshëm ndër vite.

Sipas Kading, Keffe D Davis, 56 vjeçar, e ka pranuar në polici, në dokumentarë dhe në një libër tronditës, se ai ishte bashkëpunëtor kur nipi i tij Orlando Anderson qëlloi 2Pac.

“Ai ka rrëfyer shumë herë publikisht për rolin e tij në vrasjen e Tupac. Nuk mund të mendoj për asnjë rast në historinë e krimit amerikan, ku një vrasës i vetërrëfyer lejohet të vazhdojë të flasë me zë të lartë për përfshirjen e tij në një krim. Është e paprecedentë. Unë nuk kam një agjendë ndaj tij, por ai ka folur tani publikisht për rolin e tij në vrasjen e 2Pac. Ai ka pranuar se mori armën e dorës Glock nga Anderson. Rrëfimi i tij, i cili është vërtetuar, është më se i mjaftueshëm për ta arrestuar atë dhe për të zgjidhur çështjen, duke i dhënë fund këtij hetimi. Policia e Las Vegasit duhet ta arrestojë atë”, u shpreh Kading.

Të këshilluara

Rihanna zhgënjen me këngën e re

Fansat e Rihanna-s pritën tre vjet që ajo të publikonte albumin ose të paktën një këngë të re, por u zhgënjyen kur dëgjuan bashkëpunimin e fundit me PARTYNEXTDO...

11:19

Seriali i Netflix, parashikues i Covid 19

Një serial i Netflix duket se e ka ”parashikuar” pandeminë e Koronavirusit në vitin 2018. Në serinë 10 të shfaqjes televizive koreane ”My secret Terrius”, përme...

19:46

Dua Lipa publikon albumin e ri

Albumin Dua e paralajmëroi që  shumë  kohë  më  parë . Fjala ë shtë  për projektin gjigant të  quajtur ‘Future Nostalgia’ publikimi i të  cilit ka ndodhur,  ...

17:51

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI