Flash

Letër miqve të mij të Vetëvendosjes: Revoltohuni!

Lapsi.al 29 March 2020
Letër miqve të mij të Vetëvendosjes: Revoltohuni!
Që kur koalicioni i maska(renj)ve vendosi të rrëzojë përmes një mocioni absurd, qeverinë e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, të gjithë ju që nuk u pajtuat më këtë akt të neveritshëm, jeni vënë në bankën e të akuzuarit, nga një luzmë intelektualësh kafenesh. Ata po ju kritikojnë për gjithçka. Disa ju krahasojnë me besimtarë të verbër të një profeti të rremë, disa me militantët bolivarianë të Hugo Chavezit, disa me falangat fashiste që mbjellin terror. Lexo më tej:

Lubonja: Pyetjet që Grrenelli la pa përgjigje për shkëmbimin e territoreve

Dhe cili është faji që ju vënë mbi shpinë? Ai se nuk qëndroni dot të heshtur para një padrejtësie ulëritëse. Ai se nuk përkulni shtyllën kurrizore ndaj një kaste, që ose i ka duart me gjak, ose xhepat me euro, ose të dyja këto së bashku. Ai se shprehni hidhërimin dhe dufin tuaj, se si kjo pakicë, me një grusht të ndyrë shteti parlamentar, përmbysi vullnetin për ndryshim të votuesve të 6 tetorit. Ai se nuk pranoni dot, që kjo bandë të uzurpatorësh, të dojë sërish të shmangë zgjedhjet, duke e lënë Kosovën peng të një qeverie të pavotuar dhe duke rifutur në institucione të njëjtat fosile që zvarriten aty prej dy dekadash. Natyrisht edhe unë, ashtu si kushdo, e kam parë lumin e zhgënjimit tuaj në rrjetet sociale. I kam lexuar etetiketimet e forta që i keni vënë gjithësejcilit, i kam ndjekur denoncimet për ata që i ndryshojnë qëndrimet sipas flladit të parë që fryn në horizont. Pikërisht për këto po ju akuzojnë, duke u shqetësuar se, në origjinë të dhunës është fjala, se në gjenezë të fashizmit është gjuha e urrejtjes, se në fund të fundit, diktaturat kanë në bazë atmosferën e një linçimi publik. Por, ata harrojnë se, në këtë rast, gjuha e ashpër është vetëm kundërreagim ndaj dhunës së një kaste, se revolta është kundërshtim ndaj instalimit të regjimit të një pakice, se po, historia njeh vërtet edhe raste kur diktatura mund të vijë nga fjala, por se rëndom ajo buron nga vullneti i një grushti maskarenjsh, për të mos lëshuar me asnjë mjet privilegjet e tyre. Pra, gjithëkush që është përfshirë në këtë ballo me maska, ju përshkruan ju si rrezikun më të madh, pasi do të fshehi krimin e vërtetë, ju etiketon si fajtorët kryesorë, pasi s’ka forcë morale, pavarësi intelektuale dhe ndershmëri financiare, për të vënë gishtin mbi djajtë realë. Po për çfarë ju kërkojnë të heshni, të mos buçisni, të mos revoltoheni? Duan që të rrini squk, kur vota popullore hidhet në koshin e plehrave. Kur, e vetmja qeveri e porsa zgjedhur në glob, rrëzohet në kohë pandemie. Kur, një parti, nxjer tjetër figurë për të mashtruar ekektoratin dhe pastaj rikthen të njëjtit pleq të pavotuar për të marrë vendimet. Kur, që prej gushtit 2008 është gati plani për të coptuar Kosovën. Kur, SHBA nuk e ka përgënjeshtruar kurrë doktrinën e saj për të përkrahur çdo marëveshje për të cilën dakordësohen palët. Kur, Gjermania dhe shumë shtete të rajonit, kanë vënë alarmin për hapjen e kutisë së Pandorës. Kur dëgjoni ambasadorin Grenell, që ka harruar të gjitha kushtet ndaj Vuçiçit, të mbysë me ultimatume Prishtinën. Kur shikoni se si shndërrohet në gogol edhe pinjolli më i parëndësishëm i dinastisë Trump, për të ngjallur frikë dhe terror. Po, për këto ju kërkojnë të mbyllni gojën dhe nëse nuk e bëni, jeni ose komunistë, ose fashistë, ose islamistë. Nëse nuk duroni me nofullat shtrënguar, i kanë gati etiketimet për ti’u akuzuar qoftë si amerikanofobë, qoftë si homofobë. Natyrisht, unë e di se kjo fortunë në gotë, e stisur në sallonet meskine të Prishtinës, nuk ju bën aspak përshtypje. Ju që keni parë shokët të bien në tokë nga plumbat, ju qe ende s’keni mbyllur plagën e gjetjes së vrasësve të tyre, ju që jeni mbytur nëpër burgje dhe që keni parë njerëzit tuaj më të dashur të prangosen duke protestuar kundër krimeve të pushtetit, as që doni ti’a dini për këto masturbime pseudo -intelektuale. Ato as ju ndalin, as ju frikësojnë. Prandaj, kjo letër për ju, nuk është një mbështetje, në kohë të vështrirë, sepse për të nuk keni nevojë. Ajo është më tepër një thirrje për të hapur sytë ndaj atyre që nuk kuptojnë. Për të shkundur nga përgjumja idiotët e dobishëm, që e shohin të keqen tek gjuha dhe zemërimi juaj. Për të ndërgjegjësuar ata që nuk e dallojnë dot kontradiktën e vërtetë, atë të rikapjes së shtetit prej një grushti uzurpatorësh dhe rezistencës suaj të çfarëdollojshme për të ngritur barikada ndaj kësaj. Në këtë kuptim, revolta juaj, me çdo kosto dhe me çdo çmim, është një nga vlerat e rralla të asaj shoqërie të re që po tentoni të ndërtoni. Në çdo formë të saj, ajo është një aspiratë dhe një shpresë. Ajo përbën një rast unik, jo vetëm për Kosovën, por pothuajse për të gjithë këtë rajon, që po tregon se e ka më të lehtë të nënshtrohet, sesa të mendojë. Ajo është një rreze drite edhe për shqiptarët e pjesës tjetër të kombit, të dorëzuar ndaj rotacioneve që s’prodhojnë transformin edhe për serbët që përshtaten me lehtësi nga diktatura e Millosheviçit tek regjimi i Vuçiçit edhe për malazezët që durojnë prej tre dekadash sundimin e një familjeje të vetme. Ndryshe nga ç’ndodh përreth, ju keni shancin real dhe privilegjin historik për të qenë faktor i ndryshimit. Prandaj, revoltë dhe rebelim të mbarë, sepse dëmet kolaterale të aksionit tuaj, janë ku e ku më të vogla, se sa e keqja që “viktimat” e tij po i bëjnë Kosovës.      ©Lapsi.al

Të këshilluara

Rrëzimi i Albinit, triumfi i një modeli

Kush e ka ndjekur trajektoren e shkurtër të këtyre pak ditëve të Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës, nga marrja e detyrës e deri tek rrëzimi i telekomanduar...

19:02

Si do të jetë bota pas koronavirusit?

Youval Noah Harari/Njerëzimi tani po përballet me një krizë globale. Ndoshta kriza më e madhe e gjeneratës sonë. Vendimet që do të marrin njerëzit dhe qeveritë ...

23:12

Nuk fitohet lufta me gjuhën e dhunës

Sot nuk ka budallallëk më të madh sesa të kritikosh masat represive të Edi Ramës për të përballuar betejën kundër pandemisë. Çfarëdo « dhunimi i lirive demokrat...

13:26

Mirë coronavirusi, po injoranca a ka ilaç?

Në qytet fillon të përhapet gripi. Ti nuk e merr seriozisht, sepse beteja me gripin është një ritual vjetor që nuk meriton as vëmëndje. Pastaj ti dëgjon thashet...

17:26

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI