Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Studimi i profesorit nga Marsjeja/ Terapia kundër koronavirusit u testua me sukses në 80 vetë

Lapsi.al 28 March 2020
Studimi i profesorit nga Marsjeja/ Terapia kundër koronavirusit u testua me
Profesori kontrovers nga Marseja, Didier Raoult ka publikuar të premten në darkë rezultatet "relevante" nga një studimi të dytë mbi kombinimimin e hidroksiklorokinës në kombinim me një antibiotik për të mposhtur koronavirusin. Doktori i Marsejës është entuziast. Studimi i ri u krye mbi 80 pacientë dhe "demonstron efektivitetin e protokollit" dhe "rëndësinë e kombinimit të hidroksiklorokinës dhe azitromicinës" sipas Didier Raoult. I gjendur në zemër të një polemike, që prej botimit të studimit fillestar të kryer mbi 24 pacientë, disa javë më parë, profesori Raoult këmbëngul kundër të gjithë kritikëve, se marrja e hidroksiklorokinës është e vetmja mënyrë për të luftuar me sukses kundër Covid-19. Këtë të premte në mbrëmje, me ekipet e tij, ai publikoi një studim të dytë më të plotë me, veçanërisht, me një ndjekje më të gjatë në kohë të pacientëve (6 deri në 10 ditë) dhe një grup më të madh të pacientëve (80 këtë herë nga 24 në studimin e parë).

Portret/ Shkenctari i çmendur prej nga mund të vijë ilaçi i shërimit

Sipas rezultateve të këtij studimi, 80 pacientë të shtruar në Marsejë për Covid-19 morën 160 ml gram hidroksiklorokinë të kombinuar me 250 ml gram azitromicinë (një antibiotik konvencional) ne dite, për nje periudhe 6 deri në 10 ditë. 78 nga këta 80 pacientë pësuan përmirësim të shpejtë klinik dhe u larguan nga spitali brenda dhjetë ditësh. Nga dy pacientët e mbetur, njëri, 74 vjeç, është ende në kujdes intensiv dhe tjetri, 86 vjeç, ka vdekur. Shumica e pacientëve gjithashtu pësuan një rënie shumë të shpejtë (një javë ose më pak) në ngarkesën e tyre virale. Nëse shkalla e vdekshmërisë e shënuar në këtë studim duket e afërt me atë të vërejtur që nga fillimi i kësaj epidemie në popullatën e patrajtuar, është ulja e shpejtë e ngarkesës virale tek pacientët që duket e mrekullueshme. Në ditën e 8-të të trajtimi, pothuajse të gjithë (93% e pacientëve) ishin negativë pas testimit. Kjo është shumë më pak se koha mesatare e lëngimit viral për pacientët Covid-19, i cili, sipas të dhënave kineze, është rreth 20 ditë. Qëndrimi mesatar në spital ishte 5 ditë. A është hidroksilklorina, pra, produkti mrekulli që pritet të luftojë kundër koronavirusit? Ky studim nuk e tregon qartë këtë,  ndonëse dobia e tij po konfirmohet, veçanërisht kur trajtimi zhvillohet menjëherë sapo sëmundja të jetë deklaruar. Profesori Raoult kështu u bën thirrje ekipeve të tjera që "të vlerësojnë urgjentisht kosto-efektivitetin e kësaj strategjie terapeutike për të parandaluar sa më shumë përhapjen e sëmundjes, si dhe për të trajtuar pacientët sa më shpejt që të jetë e mundur, para se të ndodhin çrregullime serioze të frymëmarrjes". ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI