Flash

Taylor Swift dhe Ariana Grande ndihmojnë fansat që humbën vendet e punës

Lapsi.al 27 March 2020
Taylor Swift dhe Ariana Grande ndihmojnë fansat që humbën vendet

Dy nga yjet e muzikës pop, Taylor Swift dhe Ariana Grande, po u rikthehen fansave të tyre pasi pandemia coronavirus ka lënë shumë njerëz në botë pa punë dhe pa pagesa.

Numri i amerikanëve që janë paraqitur pa punë u rrit në mbi 3.2 milionë javën e kaluar dhe këngëtaret nuk hezituan t’i ndihmonin fansave të tyre, marrë parasysh ankesat në rrjet. Sipas People, Swift, 30-vjeçare, dhuroi 3,000 dollarë për dy nga fansat që shprehën problemet e tyre financiare këtë javë.

Një fanse besnike e Swift, Samantha Jacobson, e cila punonte si një kamariere në Florida, tha se ajo mbeti pa të ardhura pasi ia mbyllën vendin e punës.

Kur Swift befasoi fansen me një dhurim prej 3000 dollarësh, Jacobson tha që ajo mbeti ‘pa fjalë’. “Nuk mund ta besoja dikë që unë e kisha shikuar dhe e dua dhe e respektoja për kaq shumë kohë ka bërë një gjë të tillë për mua”, ka thënë ajo për People.

Burimi shton se edhe Grande ka ndihmuar më shumë se 20 fansat pasi janë mbyllur të gjitha lokalet në Amerikë. Kontributet e Swift dhe Ariana vijnë pak më shumë se një javë pasi këngëtarët përdorën platformat e tyre publike për të nxitur fansat që të qëndrojnë në shtëpi, në mënyrë që të mbrojmë më shumë veten e tyre.

Të këshilluara

Dua Lipa publikon këngën e re

Pak orë më parë, Dua Lipa publikoi këngën e radhës, “Break my heart”, pjesë e albumit të dytë i cili publikohet nesër, “Future Nostalgia”. Menjëherë pas publiki...

18:01

Angelina Jolie, ndihma për fëmijët e varfër

Aktorja e famshëm ka dhuruar 1 milionë dollarë për organizatën  No Kid Hungry për të ndihmuar fëmijët që nuk kanë të hanë ndërsa pandemia botërore vazhdon të pë...

15:51

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI