Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Rritet sërish euro, sa është forcuar monedha që nga nisja e shtetrrethimit

Lapsi.al 27 March 2020
Rritet sërish euro, sa është forcuar monedha që nga nisja e

Euro ka shënuar një tjetër rritje të fortë dje në tregun vendas, duke u këmbyer me 125.4 lekë, ose 0.93 lekë më shumë sesa një ditë më parë, duke qenë sërish në nivelet më të lartë të një viti (shkurtit 2019).

Dollari amerikan shënoi një rënie të lehtë dje me 0.05 lekë, pas rritjes së disa ditëve radhazi, duke zbritur në  114.77 lekë. Paundi britani vijoi rritjen, duke iu afruar 137 lekëve.

Në raport me 11 marsin, kur filloi dhe kufizimi i aktivitetit ekonomik dhe lëvizjeve, më synim frenimin e përhapjes së koronavirusit, euro është forcuar me 2.6 lekë.

Aktorët e tregut valutor pohojnë se për momentin ka kërkesë vetëm nga tregtuesit e produkteve ushqimore, lidhur edhe me faktin që në bazë të një vendimi të fundit të qeverisë importuesit me shumicë të produkteve ushqimore dhe barnave duhet të krijojnë rezerva për tre muaj. Ndërkohë që tregu normal është i zhbalancuar, pasi volumet e tregtimit kanë rënë ndjeshëm.

Për më tepër, ekspertët shtojnë se leku ka qenë prej disa vitesh i mbivlerësuar, përtej faktorëve normal, pasi që prej mesit të vitit 2016, kur këmbehej në rreth 135 lekë, ai filloi një tendencë të pazakontë mbiçmimi si rrjedhojë e flukseve të valutës që hynë nga tregtia informale, duke zbritur afër nivele minimale historike në mesin e vitit të kaluar (120.83 lekë).

Tashmë që për momentin, këto burime duket se janë kufizuar për shkak të bllokimit të pothuajse të gjitha aktiviteteve, duke tentuar një ekuilibër të ri. Monitor

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI