Flash

Komeditë më të mira shqiptare (Foto)

Lapsi.al 27 March 2020
Komeditë më të mira shqiptare (Foto)

Pallati më i famshëm në Shqipëri ka qenë dhe do të mbetet ky. Breza të tërë janë dashuruar me Elsën, Fredin, Shokun Perikli dhe Jovan Bregun, personazhi i të cilin është kthyer në krahasimin perfekt për këdo që ndan të njëjtat tipare me të.

#2.“Beni ecën vetë” (1975)

7 komedi shqiptare që do t'jua bëjnë më të bukura

Kush u lodh ndonjëherë me historinë e Benit të llastuar vetëm gjatë verës së kaluar në fshat, ia doli të kthehej në djalosh trim e të pavarur?

#3. "Zonja nga qyteti/Zonja nga fshati"(1976)

7 komedi shqiptare që do t'jua bëjnë më të bukura

Aq i famshëm është ky film, sa  brezat e rinj mendojnë e njohin Violeta Manushin si “Teto Ollga”. “Përpjekjet” e vazhdueshme të teto Ollgës për një “burrë të mirë” për vajzën e saj, Meli u bënë kaq të dashura për shqiptarët sa mjafton të përmendësh titullin për të nisur me batutat pafund.

#4. “Shi në plazh”

Çfarë ke bërë nëse nuk ke parë të paktën një herë në jetë komedinë “Shi në plazh”. Kur gjatë pushimeve 15-ditore, moti nis kapriçot dhe shiu s’pushon, do njihesh me familjarët e kabinës ngjitur.

#5.Dy herë mat

7 komedi shqiptare që do t'jua bëjnë më të bukura

“Edhe akullore edhe çokollat” , “specialist i peshkut dhe midhjeve” apo “Cuk, ti do më vdesësh mua” janë batutat hit të kësaj komedie.

#6. "Edhe kështu edhe ashtu”

Nëse s’ju kujtohet Alma, që ra në dashuri me këngëtarin në ngjitje, ndërkohë që babai donte ta martonte se s’bën me një diplomat, dëgjoni këtë këngë. Do të mbusheni me optimizëm për fatin e  muajve në vazhdim!

#7. "8 persona plus"

“Ta rrahh kam frikë se më rreh” , “zemra do bëjë të sajën” e shumëëë batuta të tjera dëgjojmë që njerëzit i përdorin çdo ditë. Frymëzimi? Komedia “8 persona plus” me kastin e famshëm të aktorëve si  Luiza Xhuvani, Roland Trebicka, Yllka Mujo, Luftar Paja, Pavlina Mani e shumë të tjerë ka zbukuruar ditët e shqiptarëve për vite me radhë. Përpos humorit, tematika dhe ironia e përdorur janë sot, më aktuale se kurdoherë.

Të këshilluara

Aktorja turke flet për skenat intime

Aktoja Busra Develi është paragjykuar shumë për skenat e xhiruara në serialin “Fi”. Gazetarët nuk kanë hezituar ta pyesin mbi këtë fakt dhe ajo është shprehu...

13:52

Covid 19, ndahet nga jeta aktori amerikan

Ylli i “Crocodile Dundee”, Mark Blum, ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare. Aktori ishte infektuar me virusin vdekjeprurës Covid-19 dhe s’ka mundur ta përballo...

13:09

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI