Flash

Rama merr shembull nga Kina, premton ndërtimin e një spitali për 30 ditë

Lapsi.al 26 March 2020
Rama merr shembull nga Kina, premton ndërtimin e një spitali për

Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë panë sot nga afër ambientet një ish-universiteti privat në Tiranë që shpallën do të kthehet në një spital COVID-19 në vend.

Kryeministri deklaroi se godina do të shndërrohet në karantinë për të sëmurët e prekur me Covid-19 që janë drejt shërimit. Rama theksoi se sfidë për qeverinë mbetet kthimi në spital për një afat prej 30 ditësh.

“Sfida jonë është që brenda 30 do ta bëjmë spital, nuk kemi pse mbajmë në spitalin Infektiv njerëz që janë në kushte të lehtësuara, por i çojmë këtu. Kështu i lehtësojmë edhe psikologjikisht mjekët”, tha Rama.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiuliu dha detaje se si do të funksionojë dhe lehtësirat që ajo do të ofrojë ky spital.

“Çdo dhomë ka tualetin e saj, do të adaptohen për ata të sëmurë drejt shërimit. Në Kushte që mund të adaptohet shpejt, një farmaci, një depozitim të vendosjes së mbetjeve spitalore, një imazheri dhe laborator bazë. Do të bëhen edhe instalimet e oksigjenit në dhomat e caktuara, duke qenë se këtu do të shtrohen ato që janë në fazë shërimi, por do kenë asistencën e nevojshme. Na lehtëson se ka vendin e parkimit. dhe në një fazë të dytë zhvillimi mund të shërbejë si një strukturë spitalore, por që mund t’i shërbejnë universitetin. Mund të përshtatet edhe në plan afat gjatë. Brenda një afati 20 ditor neve do të fillojmë punën, ky është skenari i katër se tashmë i kemi kapacitet aktualisht”, shtoi Manastirliu.

Një lajm që habiti botën dy muaj më parë ishte sesi Kina shndërroi një godinë të vjetër në spital për të sëmurët me koronavirus brenda 10 ditësh. Lajm që duket se, së bashku me mungesën e kalaciteteve spitalore të vendit tonë, kanë frymëzuar Ramën të kërkojë krijimin e një spitali të ri brenda një muaji. /Lapsi.al

Të këshilluara

Nipi i nxjerr Kylie-t sekretin me Travis

ndej nga fillimi i muajit, para se pandemia të na sundonte jetët, burime të sigurta pranë çiftit bënë me dije se Kylie Jenner dhe Travis Scott janë kthyer bashk...

12:05

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI