Flash

Pse po rikthehen serialet e vjetra turke në ekran

Lapsi.al 26 March 2020
Pse po rikthehen serialet e vjetra turke në ekran

Serialet turke prej vitesh tashmë janë bërë pjesë e ekranit shqiptar dhe shumë kanale televizive kanë blerë prodhime të suksesshme turke.

Serialet turke janë vërtet shumë të ndjekur nga publiku, duke lënë kështu prapa serialet spanjolle apo meksikane që dikur ishin po kaq të famshme. Mirëpo së fundmi është vënë re se në ekranin shqiptar po rikthehen seriale të vjetra që janë transmetuar dikur.

Një nga këto është seriali historik që theu rekorde shikueshmërie “Sulejmani i madhërishëm”. Vite më parë ky serial u transmetua në Albanian Screen ndërsa së fundmi nisi edhe në TV Klan, duke patur po të njëjtin sukses.

Një tjetër serial që po ritransmetohet është “Molla e ndaluar”. Ky serial është transmetuar në Vizion plus dhe tani po transmetohet edhe në televizionin Koha.

Gjithashtu seriali “Më fal” po ritransmetohet në Alsat. Kjo tregon se serialet e vjetra kanë rezultuar më të suksesshme se të rejat dhe kjo mendohet të jetë edhe arsyeja pse në ekranin shqiptar po rikthehen këto seriale. Vetë Turqia aktualisht ka ndaluar xhirimet e shumë serialeve turke për shkak të përhapjes së koronavirusit. Madje edhe serialet që pritej të fillonin këto ditë janë anuluar.

Të këshilluara

Dua Lipa publikon këngën e re

Pak orë më parë, Dua Lipa publikoi këngën e radhës, “Break my heart”, pjesë e albumit të dytë i cili publikohet nesër, “Future Nostalgia”. Menjëherë pas publiki...

18:01

Angelina Jolie, ndihma për fëmijët e varfër

Aktorja e famshëm ka dhuruar 1 milionë dollarë për organizatën  No Kid Hungry për të ndihmuar fëmijët që nuk kanë të hanë ndërsa pandemia botërore vazhdon të pë...

15:51

Letra e Bill Gates për Covid-19

Multi-miliarderi Gates, 64 vjeç i cili dhuroi 85 milion paund për të luftuar virusin muajin e kaluar - beson se përkundër kaosit, ekziston 'një qëllim shpirtëro...

13:07

Artistët e huaj, koncert nga shtëpia

Një ditë më pas Ellish do ti bashkohet BTS dhe Dua Lipës, si edhe këngëtarëve të tjerë në një shfaqje televizive për mledhjen e fondeve. Ata do performojnë n...

12:34

Ndahet nga jeta ish partneri i Jlo

Artistja ka qenë në lidhje me Cruz për 10 vite, pasi ata janë takuar në shkollën e mesme në vitin 1984. Ata u ndanë në vitin 1994, pak para se Lopez të bëhej...

12:02

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI