Flash

Meta: Udhëheqësit në Prishtinë duhet të mendojnë për një zgjidhje “Pro Kosovë”, dhe jo “anti-Kurti”

Lapsi.al 26 March 2020
Meta: Udhëheqësit në Prishtinë duhet të mendojnë

Presidenti Ilir Meta gjatë një intervistë të dhënë mëngjesin e sotëm për emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus u pyet edhe për situatën politike në Kosovë, veçanërisht pas mocionit të votuar dje në Kuvendin e Kosovës.

Për Presidentin Meta situata e krijuar nga pandemia e coronavirusit duhet të jetë prioriteti numër një për të gjithë udhëheqësit e Kosovës, të cilët duhet të mendojnë se si do të japin një zgjidhje “Pro Kosovë” dhe jo “anti-Kurti”.

"Nuk do dëshiroja të ndërhy në çështjet e brendshme të Kosovës, pasi ky shtet ka udhëheqësit, institucionet dhe Kushtetutën e tij. Për mua dhe për të gjithë ne është e rëndësishme të respektohet Kushtetuta e Kosovës dhe vullneti i qytetarëve të saj. Padyshim që pandemia e coronavirusit ka krijuar një situatë shqetësuese, jo vetëm për shqiptarët në Shqipëri, por kudo ku ata ndodhen në rajon. Unë dje kam patur një bisedë telefonike me Kryetarin e Komunës së Tuzit, z.Nik Gjeloshaj, për shkak se ne këtë rajon deri mbrëmë rezultonin mbi 20 shqiptarë të infektuar. Po sot mora një tjetër lajm shqetësues, që po kaq të prekur kanë rezultuar edhe gjatë ditës së sotme. Gjithashtu në Kosovë kemi vënë re që ndonëse para 10 ditësh nuk ka asnjë qytetar të prekur, aktualisht përhapja e pandemisë ka marrë ritme shumë shqetësuese. Kështu që mendoj se përballimi i situatës së krijuar nga kjo pandemi duhet të jetë prioriteti numër një për të gjithë udhëheqësit e Kosovës, të cilët duhet të mendojnë se si do të japin një zgjidhje “Pro Kosovë” dhe jo “anti-Kurti”.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI