Flash

Koronavirusi, Poliçani gjen 'zgjidhje' tjetër, postbllok në hyrje të qytetit

Lapsi.al 26 March 2020
Koronavirusi, Poliçani gjen 'zgjidhje' tjetër, postbllok

Bashkia e Poliçanit, me një vendim të Këshillit Bashkiak, ka ngritur në hyrje të qytetit të një postbllok ku verifikohet çdo person që hyn në qytet.

Nëse rezulton se ka ardhur nga jashtë apo nga Tirana, nuk lejohet të jetojë në Poliçan, deri sa të kalojë pandemia e koronavirusit.

Kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj, ka thënë se, kjo masë është marrë, qyteti i Poliçanit është më i rrezikuari nga të gjitha qytetet sepse në të jeton një kontingjent banorësh që ka punuar për vite me radhë në Uzinën e Armëve dhe banorët vuajnë nga mushkëritë e sëmundjet profesionale.

Sipas Zotkaj, duke parë rrezikun që i kanoset qytetit nga virusi Civid-19, në Poliçan nuk do të lejohen të hyjnë në qytet persona që kthehen nga jashtë, nga Tirana apo nga qytetet e tjera,qofshin këta edhe ish/banorë të Poliçanit, pasi 800 familjet e Poliçanit janë në rrezik.

“Me vendim të këshillit bashkiak, duke parë situatën e rëndë në të gjithë Shqipërinë dhe gjithë botën, qyteti i Poliçanit është qyteti më i rrezikuar pasi ka një kontingjent të tillë banorësh që kanë punuar prej vitesh në kombinatin mekanik në Poliçan, që janë të rrezikuar nga mushkëritë, dhe janë me kartela prej 20 vitesh. Janë 800 familje që rrezikojnë jetën nga momenti në moment dhe nëse ka një rast këto familje nuk i mbushin një orë. Për këtë u detyruam që të marrim masa të jashtëzakonshme. Me miratim edhe nga policia e shteti, ngritëm një postbllok i cili do të jetë filtër për qytetin tonë për të gjithë ish-banorët e qytetit që jetojnë në Itali apo në Tiranë që të mos lejohen të futen derisa të kalojë kjo epidemi.” 

Zotkaj bën me dije bashkia nuk do të tërhiqet nga vendimi i saj, derisa të kalohet rreziku nga koronavirusi./ Ora News

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI