Flash

Dua Lipa publikon këngën e re

Lapsi.al 26 March 2020
Dua Lipa publikon këngën e re

Pak orë më parë, Dua Lipa publikoi këngën e radhës, “Break my heart”, pjesë e albumit të dytë i cili publikohet nesër, “Future Nostalgia”. Menjëherë pas publikimit, ndonëse në një situatë pandemie, njerëzit e patën të pamundur ta injoronin “Break my heart”, qoftë për ndjesinë që transmeton, videoklipin, kostumografinë ashtu edhe për tekstin

“Unë duhet të kisha qëndruar në shtëpi,” është një pjesë e tekstit, të cilin interneti e shndërroi menjëherë në “himn” për koronavirusin. Duhet thënë se “Future Nostalgia” ishte planifikuar për t’u publikuar në një tjetër datë, por Dua, ndryshe nga artistët e tjerë që vendosën t’i shtynin datat e publikimit, vendosi ta lançonte më parë. Në një bisedë live në “Bright Minded” të Miley Cyrus në Instagram, Dua tha:

“Është e rrezikshme të publikosh një projekt muzikor tani, por mbase është muzika ajo që na nevojitet. Është mirë që njerëzit të kërcejnë dhe të argëtohen."

Ashtu si “Physical” e publikuar më parë, edhe “Break my heart” është një rikthim në vitet në vitet ’80 me shenja të dukshem të stilit retro.

“Ky është vibe i viteve ’80 që mezi po prisnim,” shkruan dikush në koment në YouTube. “Është kritikuar se s’di të kërcejë, ndërkohë po na jep një super këngë për të kërcyer. Ironike,” shton një tjetër. “Çfarë super albumi do të jetë ‘Future Nostalgia’,” shkruan një i tretë. “Do të isha suprizuar nëse Dua do të bënte një këngë të keqe,” “Videoklipi më i bukur që kam parë ndonjëherë,” “Ylli që po shpëton muzikën pop” etj., janë të tjera komente online.

Të këshilluara

Angelina Jolie, ndihma për fëmijët e varfër

Aktorja e famshëm ka dhuruar 1 milionë dollarë për organizatën  No Kid Hungry për të ndihmuar fëmijët që nuk kanë të hanë ndërsa pandemia botërore vazhdon të pë...

15:51

Letra e Bill Gates për Covid-19

Multi-miliarderi Gates, 64 vjeç i cili dhuroi 85 milion paund për të luftuar virusin muajin e kaluar - beson se përkundër kaosit, ekziston 'një qëllim shpirtëro...

13:07

Artistët e huaj, koncert nga shtëpia

Një ditë më pas Ellish do ti bashkohet BTS dhe Dua Lipës, si edhe këngëtarëve të tjerë në një shfaqje televizive për mledhjen e fondeve. Ata do performojnë n...

12:34

Ndahet nga jeta ish partneri i Jlo

Artistja ka qenë në lidhje me Cruz për 10 vite, pasi ata janë takuar në shkollën e mesme në vitin 1984. Ata u ndanë në vitin 1994, pak para se Lopez të bëhej...

12:02

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI