Flash

Thaçi: Bashkimi Europian vijon të diskriminojë Kosovën

Lapsi.al 24 March 2020
Thaçi: Bashkimi Europian vijon të diskriminojë Kosovën

Presidenti Hashim Thaçi ka komentuar vendimin e Këshillit të Ministrave të BE’së për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, derisa ka thënë se Bashkimi Evropian po vazhdon që të diskriminojë Kosovën.

Thaçi ka shkruar se vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një hap i rëndësishëm drejt integrimit evropian për këto dy vende, për shqiptarët dhe për gjithë rajonin.

Megjithatë, në këtë shkrim të publikuar në Facebook, presidenti i vendit ka akuzuar BE’në që po e mbanë ende të izoluar Kosovën.

“Përkundër padrejtësive të vazhdueshme, më në fund edhe Bashkimi Evropian nisi të marrë vendime meritore dhe kjo uroj të jetë një kthesë e tyre për trajtim të barabartë të tërë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Fatkeqësisht, Bashkimi Evropian po vazhdon ta diskriminojë Kosovën duke e lënë të izoluar dhe ende pa statusin e vendit kandidat për anëtarësim. Ky është gabimi më i madh strategjik, që Bashkimi Evropian është duke e bërë kundër Kosovës”, ka shkuar ai

Të këshilluara

Ministrat e BE-së thonë 'Po' për negociatat

Këshilli i Ministrave të BE-së vendosi në një video-konferencë të zhvilluar sot që të japë dritën e gjelbër për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedonin...

15:00

Lojrat Olimpike shtyhen për në vitin 2021

Lojrat Olimpike “Tokyo 2020” do të zhvillohen vitin e ardhshën. Pas rezistencës së gjatë edhe organizatorët japonezë janë dorëzuar përballë rezikut të Coronavir...

14:06

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI