Flash

Rama sqaron 'pagat e luftës', si do të përfitojnë bizneset dhe familjet me ndihmë ekonomike

Lapsi.al 24 March 2020
Rama sqaron 'pagat e luftës', si do të përfitojnë

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar përmes një videomesazhi nga kryeministria, masat e reja ekonomike si pasojë e efekteve të shkaktuara nga koronavirusi. Kreu i qeverisë ka shpjeguar se si do jetë paga e luftës për tre kategoritë kryesore në vend, që preken nga periudha e vështirë e betejës me koronavirusin.

Ata janë bizneset e vogla që kanë ulur qepenat për shkak të masave kufizuese, personat me ndihmë ekonomike dhe të papunët që marrin pagesë papunësie.

Rama tha se 731 milionë lekë të reja është shuma e deklaruar në regjistrin e pagave nga biznesi i vogël. Por kjo është vetëm për kryefamiljarin, që shpesh theksoi Rama, bëhet në kufijtë e pagës minimale dhe bashkëshortja deklarohet e papunë.

Për këtë arsye qeveria ka vendosur të japë pagën e luftës dhe për burrin edhe për gruan, në familjet që kanë biznes të vogël e nuk po punojnë në këtë periudhë.

BIZNESET E VOGLA

“Dëgjoni me vëmendje në regjistrimin e deklarimeve mujore shpesh paga e vetme e deklaruar nga një biznes është e kryefamiljarit që deklarohet në kufijtë e pagës minimale.

Rruga më e shkurtër do ishte të thoshim okej, po i japim pagën minimale të deklaruar nga ai vet e jemi në rregull me aritmetikën e regjistrin, pra 710 mln pagat e deklaruar nga biznesi i vogël, aq po shpërndajme edhe ne. Por ka një shprehje populli kur thotë i takon me ligj e zakon. E dimë se ka shumë familje të vetëpunësuara ku shembulli tipik i kryefamiljarit deklaron bashkëshorten pa pagë.

Do shkojmë përtej këtij numri që të gjitha qelizave familjare të këtij vendi që nuk po funksionojnë normalisht të mos u mungojë ajo që kanë në kohë paqe, por ajo që ne mund të bëjmë për ta në këtë kohë lufte, ne do ja japim edhe gruas së atij kryefamiljarit pagën e luftës, në këtë mënyrë cdo i regjistruar me pagë, pa pagë si i vetëpunësuar në biznes të vogël, do marrë pagë lufte e shuma 710 mln e pagave nga ata që e kanë mbyllur biznesin do bëhet 57 miliardë lekë të reja, dyfish i shumës së deklaruar si pagesa në kohë paqe. Këta janë plot 60 440 persona që s’do i lëmë vetëm”.

KATEGORIA ME NDIHME EKONOMIKE

“Po kështu shuma që shteti në kohë paqe paguan për familjet në kategorinë e ndihmës ekonomike është 340 milionë lekë të reja në muaj. Po të paguajmë po kaq, e dimë që në ato familje në nevojë, në paqe dikush del e punon në të zezë tek tuk për një shishe qumësht më shumë.

Ndaj që të jemi në rregull do shpërndajmë për familjet në ndihmë ekonomike, dyfishin e shumës që shpërndajmë në kohë paqe, pra ndihma ekonomike gjatë luftës për 70 mijë familje që janë në regjistër e ndihmës shtetërore do dyfishohet”.

TE PAPUNET ME PAGE PAPUNESIE

“Kemi në regjistrin e ndihmës shtetërore edhe të papunët që marrin pagesë papunësie. Dyfish do e bëjme edhe pagesën e papunësisë se nuk është koha për të parë si llogaritar strikt ligjin por për të zbatuar edhe zakonin si shqiptar”.

Të këshilluara

Ministrat e BE-së thonë 'Po' për negociatat

Këshilli i Ministrave të BE-së vendosi në një video-konferencë të zhvilluar sot që të japë dritën e gjelbër për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedonin...

15:00

Lojrat Olimpike shtyhen për në vitin 2021

Lojrat Olimpike “Tokyo 2020” do të zhvillohen vitin e ardhshën. Pas rezistencës së gjatë edhe organizatorët japonezë janë dorëzuar përballë rezikut të Coronavir...

14:06

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI