Flash

Ndryshimet e Ramës “rrezikojnë sterilizimin e SPAK”

Drafti i qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale pritet me shqetësim nga gjyqtarët dhe prokurorët vendas, të cilët theksojnë se procesi u mbajt sekret dhe rrezikon të pengojë hetimet anti-korrupsion.

23:19 Vladimir Karaj

Kriza politike në Kosovë, Vjosa Osmani thirrje deputetëve: Mos e rrëzoni qeverinë e Albin Kurtit

Lapsi.al 24 March 2020
Kriza politike në Kosovë, Vjosa Osmani thirrje deputetëve: Mos e

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve mos të përkrahin mocionin për rrëzimin e qeverisë Kurti, përkundër që këtë mocion e ka iniciuar LDK-ja, partia e saj. Kryeparlamentarja tha se Kosova s’ka nevojë për një qeveri teknike pasi nuk e ka legjitimitetin e qytetarëve.

Në një konferencë për medie, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, Osmani tha se ka pasur dhe ende ka hapësirë për dy partnerët e koalicionit për të gjetur një zgjidhje dhe vendi mos të ketë krizë politike.

Osmani: I bëj thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që mos të përkrahin këtë mocion

“Unë kam shprehur qëndrimin kundër mocionit, për shkak se kam besuar se nga 6 tetori e tutje në veçanti, por edhe para 6 tetorit që e vetmja mënyrë që vendit tonë t’i sigurojmë qeveri me legjitimitet. Qeveri që në vetveten ka të përfshirë njerëz, jo vetëm që nuk janë të korruptuar, por edhe në mënyrë aktive e luftojnë krimin dhe korrupsionit. Edhe një qeveri që do t’ia hap derën Kosovës ndërkombëtarisht pikërisht duke u fuqizuar nga brenda…absolutisht nuk e përkrahi këtë mocion, i bëj thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që mos të përkrahin këtë mocion. As nuk është në kohën e duhur, por mbi të gjitha nuk do t’i prodhojë Kosovës një qeveri tjetër që ka legjitimitet dhe sfidat që ballafaqohet Kosova. Kosova nuk ka nevojë për një qeveri e cila nuk ka legjitimitet demokratik dhe do të përfshijë në vet veti parti që LDK ka thënë se nuk do të hyj në koalicion me to”, theksoi Osmani.

Përkundër që organet kompetente kanë rekomanduar se seanca plenare nuk i plotëson kushtet për mbajtjen e një seance, Kryeparlamentarja tha se nesër pritet të mbahet seanca për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

 

Kryetarja e Kuvendit Osmani i cilësoi si të rrezikshme thirrjet e presidentit Hashim Thaçi karshi qytetarëve për mos respektim të vendimeve të qeverisë.

Nga ana tjetër nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, po punon për një parti tjetër edhe pse ende po qëndron në LDK. Sipas Veliut, veprimi i Osmanit quhet tradhti.

Gjithashtu, numri dy në LDK ka thënë se qëndrimi i Osmanit në LDK nuk ka më kuptim.

“Qëndrimi i Vjosa Osmanit nuk është diçka e re në LDK. Ajo ka vepruar edhe më parë kështu. Ajo ka votuar edhe kundër kryeministrit të saj. Ajo vazhdimisht e ka dëmtuar partinë e saj. E të punojë kundër partisë së saj derisa qëndron është në LDK, kësaj nuk e di çka i thonë tjetër përpos tradhti kundër interesave të subjektit të saj”, është shprehur Veliu.

 

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI