Flash

Hipokrizi në kohë koronavirusi për hapjen e negociatave

Lapsi.al 24 March 2020
Hipokrizi në kohë koronavirusi për hapjen e negociatave
Vendimmarrja e 27 vendeve të BE që po çon drejt finalizimit të hapjes së negociatave me Shqipërinë, po pritet në vend me përmbajtjen e natyrshme që imponon kriza e koronavirusit. Ajo po tenton t’u “dhurohet” qytetarëve të etur për pak pozitivitet, jo me të gjitha faqet e saj të vërteta. Kështu kryeministtri Rama theksoi se “Shqipëria hyri në një fazë të re të historisë së saj në mes të një luftë botërore”. Presidenti Meta përshëndeti vendimin “që konfirmoi qartë perspektivën europiane të Shqipërisë”. Kreu i opozitës Basha theksoi se “Vendet anëtare të BE-së mbështesin Shqipërinë dhe shqiptarët”. Ndërsa më entuziaste së të tjerët, Monika Kryemadhi, e cilësoi si “një lajm shprese për Shqipërinë dhe shqiptarët“. Në fakt, po të mos ishim nën efektin e pandemsë dhe kompleksit për të mos ulur moralin, situata do të paraqitej krejt ndryshe. “Po” ja që po marrim këto ditë nga Këshilli Europian i ngjan më tepër një fshikullimi. Ajo është ku e ku më e rëndë edhe sesa refuzimi për hapjen e negociatave që na u bë në 2018. Dhe kjo për disa arsye. Lexo më tej: Ekskluzive/ Një "PO" në formë shuplake. Zbulohet dokumenti i vendeve të BE për Shqipërinë Së pari sepse me vendimin e fundit të këshillit të ministrave të vendeve të BE, u vu një ndarje e qartë mes nesh dhe Maqedonisë, e cila e mori miratimin pa asnjë kusht. Së dyti sepse pavarësisht nga lobimi i qeverisë shqiptare, ne nuk na është caktuar asnjë datë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, që është realisht momenti i formalizimit të hapjes së negocitave. Ndërsa në 2018 ne na u vu një afat, fundi i dhjetorit 2019, gjë që e bëri kryeministrtin të bërtiste “e kemi marrë datën”, tani edhe kjo dhuratë na është hequr. Madje gjendja nuk është vetëm më keq se 2018-a, por akoma më e rëndë edhe se shtatori i vitit të kaluar, kur kushtet e Bundestagut gjerman na u dukën si një shpullë e fortë në fytyrën e regjimit monist shqiptar. Në harkun e gjashtë muajve, atyre kushteve i’u janë shtuar edhe plot 6 të tjerë, që nisen që nga kërkesat për burgosje të politikanëve të lartë, që nga tërheqja e ligjit fashistoid për mediat online, që nga pakësimi pothjuajse  i pamundur i azilkërkuesve e deri tek plotësimi i të drejtave të qytetarëve minoritarë. Sikur kjo të mos mjaftonte, po të rilexohen 9 pikat e parlamentit gjerman, ato ndaheshin në dy faza. Në të parën, duhej përfunduar vetëm reforma zgjedhore dhe duheshin ngritur dy gjykatat supreme, që Tirana dhe Brukseli të uleshin në tryezën e parë ndërqeveritare, pra në fillimin e procesit negociues. Sot kjo logjikë është rrëzuar. Pas vendimit të tanishëm, që kjo të ndodhë, duhet që në dokumentin e kuadrit negociues të gjejë pasqyrim plotësimi i këtyre 15 kushteve.

BE e bombardon Tiranën me kushte. Ja cilat janë ato…

Se sa e rëndë është kjo për Shqipërinë, mjafton të përmendet vetëm një fakt: Malit të Zi, konferenca e parë ndërqeveritare mes Podgoricës dhe Brukselit i’u caktua brenda një jave nga thënia e PO-së, ndërsa ne mund të na zgjasë edhe përtej zgjedhjeve të ardhshme, gjithnjë nëse ato zhvillohen në mënyrë korrekte. Pra i gjithë ky kalvar, shërben për të na dëshmuar, se në sytë e qeverive të BE-së, gjendja në Shqipëri është jo vetëm më keq sesa ato e shihnin në vitin 2018, por akoma edhe më rëndë sesa skanimi që i bëri Bundestagu në shtator 2019. Shkurt, mund të thuhet se “Po” më të hidhur sesa kjo as mund ta kishim imagjinuar. Por, këtë lajm të keq askush nuk po e raporton si duhet. Jemi në kohë koronavirusi dhe morali duhet mbajtur lart, qoftë edhe me çmimin e hipokrizisë. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Si do të jetë bota pas koronavirusit?

Youval Noah Harari/Njerëzimi tani po përballet me një krizë globale. Ndoshta kriza më e madhe e gjeneratës sonë. Vendimet që do të marrin njerëzit dhe qeveritë ...

23:12

Nuk fitohet lufta me gjuhën e dhunës

Sot nuk ka budallallëk më të madh sesa të kritikosh masat represive të Edi Ramës për të përballuar betejën kundër pandemisë. Çfarëdo « dhunimi i lirive demokrat...

13:26

Mirë coronavirusi, po injoranca a ka ilaç?

Në qytet fillon të përhapet gripi. Ti nuk e merr seriozisht, sepse beteja me gripin është një ritual vjetor që nuk meriton as vëmëndje. Pastaj ti dëgjon thashet...

17:26

Pro Albinit “anti- amerikan”

Që kur ankthi i ftohjes së Kosovës me Amerikën po përhapet me një shpejtësi më të madhe sesa frika nga koronavirusi, në establishmentin mediatiko- politik të Pr...

13:23

Përse po e përdor Trump Kosovën?

Më 2016-tën, Donald Trumpi i fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA pjesërisht mbi premtimin e arritjes së marrëveshjeve më të mira për SHBA-në në skenën ndërkom...

11:22

Bulevardin e 2 marsit e mbushi Rama, jo Meta

Bilanci i Ilir Metës në këtë 2 mars nuk mund të matet me numra. Sfida, e cila iu bë përpara kësaj të hëne, se sa njerëz do të mbledhë, se s’ka të çmendur që mun...

19:35

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI