Flash

Kim mohon akuzat e Taylor Swift

Lapsi.al 24 March 2020
Kim mohon akuzat e Taylor Swift

Pas përballjes me ironitë dhe fyerjet e fansave të Taylor Swift, fill pas publikimit të telefonatës së kësaj të fundit me Kanye West për këngën “Famous”, Kim Kardashian reagoi gjerë e gjatë në Twitter.

Ajo shkroi se ky nuk është momenti i përshtatshëm për të folur mbi këtë ngjarje, duke iu referuar numrit të vdekjeve nga koronavirusi, por shtoi se nuk ka zgjidhje tjetër dhe akuzoi publikisht Taylor-in se po gënjen. “Që të jem e qartë, i vetmi problem që unë pata me këtë situatë ishte fakti që Taylor gënjeu përmes publicistit të saj kur tha se ‘Kanye nuk e telefonoi kurrë që t’i kërkonte mendim’. Ata folën, ndaj edhe unë publikova videon. Askush nuk e mohoi që fjala ‘bushtër’ u përdor pa dijeninë e saj.

Sipas Kim-it, “Taylor manipuloi të vërtetën”. “Në kohën kur ata po flisnin, kënga nuk ishte shkruar ende e gjitha, por siç mund ta kuptoni ajo manipuloi të vërtetën kur nuk pranoi se ishte njoftuar për këngën. Kur thashë dikur se Taylor gënjeu, e kisha fjalën për faktin që nuk pranoi që kishte biseduar me Kanye-n.” Në një tjetër postim, Kim thotë se “nuk i editoi kurrë videot” “Unë nuk i modifikova kurrë videot, thjesht postova disa momente në Snapchat që të kuptohej çfarë ndodhi. Videoja e plotë nuk e ndryshon aspak situatën. Unë kurrë nuk do t’i kisha publikuar pamjet, nëse Taylor nuk do të më kishte detyruar që të mbroja Kanye-n.”

Të këshilluara

Stresi dhe Keisi një karantinë në distancë

Pas disa kohësh të ndarë rikthehet dhe një her “paqja” mes çiftit Stresi-Keisi. Dita ditës ata postojnë rreth njëri tjetrit edhe pse kësaj rradhe kane munduar t...

10:32

Babai i aktores humb jetën nga Covid-19

Aktorja Sophia Myles zbuloi se babai i saj 67-vjeçar ka vdekur nga koronavirusi. Ajo postoi një foto të babait të sajm, duke thënë lajmin e hidhur. Aktor...

16:03

Kastro Zizo baba për të tretën herë

Në muaji nëntor, Kastro Zizo, teksa prezantonte këngën pjesëmarrëse në “Kënga Magjike”, zbuloi se do të behet baba për herë të tretë. Ai tha se degët e familje...

14:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI