Flash

Hostel by Anabel/ Çfarë ndodhi në puntatën e parë (VIDEO)

Lapsi.al 24 March 2020
Hostel by Anabel/ Çfarë ndodhi në puntatën e parë

Gjithçka nisi kur Megi, Viola, Dea, Alberta dhe Ana u nisën për një fundjavë të këndshme në shtëpinë e Deas në Gjirokastër. Ngaqë Megi e kishte hartën mbrapsh, përfunduan në Ersekë. Po mirë, thanë ato, le të vimë vërdallë njëherë.

Vërdallë, për gocat e Hostelit, konsistoi në bredhjen e qytetit, takimin me kryebashkiakun, Erion Isai, vizitë në muze, vizitë në Rehovë, gatim petkash etj. etj.

Kur më në fund erdhi momenti për t’u nisur për Gjirokastër, Dea i pret në besë. “Më lini në Korçë se ka ardhur Isli me shokët dhe të dashurat e tyre.” Si pa të keq, harroi fundjavën e planifikuar me gocat dhe konflikti mes tyre për këtë pabesi u vendos të ruhej në montimin përfundimtar të episodit të parë.

Ditë më vonë, Viola dhe Megi shkojnë në zyrë dhe hasen me kamera misterioze që nuk shpjegojnë prezencën e tyre. Me pak fjalë, Dalina Buzi, producentja dhe skenaristja e Hostelit u shpjegon se këtë sezon, Hostel by Anabel do të jetë një reality ku ato të pesta janë protagoniste. Ngjarjet ndjekin njëra-tjetrën dhe vajzat marrin vesh se do jetëojnë në të njëjtën shtëpi përgjatë xhirimeve, Ana braktiset në momentin që s’e priste, Ernesti dhe Alberta konfliktohen (minimalisht) dhe Megi deliron paksa. Se si, qysh, tek arritëm deri në këtë pikë, ndiqni episodin e plotë.

Anabel

https://youtu.be/BzCHXTerZ-8

Të këshilluara

Kim mohon akuzat e Taylor Swift

Pas përballjes me ironitë dhe fyerjet e fansave të Taylor Swift, fill pas publikimit të telefonatës së kësaj të fundit me Kanye West për këngën “Famous”, Kim Ka...

10:36

Stresi dhe Keisi një karantinë në distancë

Pas disa kohësh të ndarë rikthehet dhe një her “paqja” mes çiftit Stresi-Keisi. Dita ditës ata postojnë rreth njëri tjetrit edhe pse kësaj rradhe kane munduar t...

10:32

Babai i aktores humb jetën nga Covid-19

Aktorja Sophia Myles zbuloi se babai i saj 67-vjeçar ka vdekur nga koronavirusi. Ajo postoi një foto të babait të sajm, duke thënë lajmin e hidhur. Aktor...

16:03

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI