Flash

Harrojeni koronën, në Kinë shfaqet një tjetër virus i rrezikshëm, shënohet viktima e parë

Lapsi.al 24 March 2020
Harrojeni koronën, në Kinë shfaqet një tjetër virus i

Në një kohë kur pandemia e koronavirusit po ngadalësohet në Kinë, një person ka vdekur në vend nga hantavirusi, një tjetër sëmundje infektive që është shfaqur së fundmi.

Kështu raportojnë media kineze të martën. “The Global Times” shkruan se një person nga provinca Yunnan ndërroi jetë pasi ishte prekur nga ky virus.

“Një person nga Provinca Yunnan vdiq ndërsa po shkonte në Provincën Shandong për të punuar, në një autobus, të hënën”, thuhet në shkrim.

Media kineze shton se 32 pasagjerët që ndodheshin në autobus i janë nënshtruar testeve ndaj këtij virusi të ri. Rezultati i tyre nuk është dhënë ende.

Sëmundja virale u raportua për herë të parë në Sh.B.A në 1993. Ajo u transmetohet njerëzve nga brejtësit, si për shembull, minjtë.

Asnjë transmetim nga njeriu tek njeriu i këtij virusi nuk është gjetur përveç Argjentinës që në 1996 sugjeroi që “llojet e hantavirusëve në Amerikën e Jugut mund të jenë të transmetueshme nga një person në tjetrin”, sipas qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur bota po lufton me koronavirusin, i njohur gjithashtu si COVID-19.

COVID-19 ka vrarë më shumë se 17,000 persona në 169 vende deri më tani.

Për dallim nga koronavirusi, simptomat e të cilit përfshijnë kollë, ethe dhe vështirësi në frymëmarrje, hantavirusi në trup shkakton lodhje dhe dhimbje të muskujve, si dhe dhimbje koke.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI