Flash

Show me video/ Rama largohet nga Surreli, po a e drejton dot emergjencën ?

Lapsi.al 23 March 2020
Show me video/ Rama largohet nga Surreli, po a e drejton dot

Edi Rama sot është hedhur në një mësymje të pakuptimtë për tu treguar shqiptarëve se ai nuk qëndron i izoluar në shtëpi, por del edhe në zyrë.

Ai që pas fillimit të orarit të shtet rrethimit në ora 13 00, fillimisht ka regjistruar një video në Facebook, pastaj një intervistë nek News 24, më pas një live me Endi Xhafon në ABC News, duke u shfaqur kështu në tre paraqitje televizive brenda tre orëve.

Duket qartë se mesazhet e përsëritura që dha nuk kishin si qëllim qetësimin e publikut, por thjeshtë të tregonin se kryeministri ndodhej në selinë e kryeministrisë.

Dhe sidomos interesante ishin pamjet e videos së parë që hodhi në Facebook (shiko dy minutat e para poshtë). Ajo fillonte me disa sekuenca të gjata plot 25 sekonda që tregonin qartë vendodhjen e kryeministrit. Atë që e vërtetonin pamjet e përforcoi më pas edhe ai me gojë. Qëllimi i kryeministrit siçe tha ai vetë ishte për tu “qepur gojën atyre që më thonë dil nga shtëpia”.  “Po ju flas nga dhoma e mbledhjeve ku janë kamerat, këtu punoj gjatë javës-tha ai duke shtuar se-Unë në shtëpi mbyllem në fundjave se nuk i përkas rraces se keqe që thonë bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë”.

Për të përforcuar idenë se ai e drejton qeverinë nga zyra dhe jo nga Surreli kryeministri ka dhënë edhe dy argumenta. Se ai nuk ka dashur të dalë shumë në TV!!! Se nuk është një tip që do të duket: “Pasi nuk më ka munguar dukja që dhjetë vjeç pasi kam qenë i gjatë”.

Së dyti ai ka përdorur si argument –megjithëse krahasimi nuk qëndron fare, kohën e tërmetit kur nuk kishte kohë as ta hiqte xhupin nga trupi.

Në fakt e gjithë kjo loghore patetike ishte fare e kotë. Se askush nuk e ka kritikuar shefin e qeverisë për vendodhjen nga e cila vendos ta drejtojë atë. Problemi ka qenë tjetër. Duke u nisur nga fakti se Rama vuan nga një sëmundje kronike, që ia bën edhe më fatale prekjen e mundshme nga koronavirusi, pretendimi ka qenë se ai është dtyruar të presë kontaktet me njerëzit, me ministrat me specialistët etj. Ndryshe nga kryeministri italian Konte që duket në filmime se drejton mbledhje të komitetit të emergjencës, ndryshe nga Donald Trump që  edhe në sallën e shtypit del para gazetarëve, ndryshe nga Makroni që ka shkuar edhe në spitale, kryeministri ynë shfaqet në TV, gjithmonë vetëm.

Pikërisht ky izolim, i mirkuptueshëm nga ana shëndetësore dhe njerëzore, qoftë ai në Surrel, apo kryeministri, ka shtruar pyetjen se a merr Edi Rama vendime kolegjale ? A janë dekretet e tij, në të cilat oraret e shtetrrethimit ndryshojnë herë pas here, fryt i vendimeve personale, që rrezikojnë jetën e popullsisë dhe përhapjen e infeksionit ? A ka maundësinë ai të zhvillojë konsultime të gjëra me mjekë, specialistë, menaxherë situatash të jashtëzakonshme ?

Ky pra është thelbi i problemit. Jo fakti nëse Edi Rama na shfaqet në TV nga zyra apo nga shtëpia, por mundësia, apo pamundësia e tij shëndetësore dhe psikologjike, për të marrë veprime kolegjale për më të mirën e njerëzve?

Dhe kjo dilemë nuk mori përgjigje nga rrebeshi i filmimeve të sotme të kryeministrit nga zyra e tij.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI