Flash

Pamje të rënda nga Madridi/ Të sëmurët me Covid-19 shtrirë në korridoret e spitalit (VIDEO)

Lapsi.al 23 March 2020
Pamje të rënda nga Madridi/ Të sëmurët me Covid-19

Pas Italisë një nga vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë është Spanja. Numri i viktimave përditë në vendin iberik është me qindra, njësoj edhe si në Itali. Sistemi shëndetësor është pothuajse në kolaps të plotë, sidomos për mungesë të shtretërve për të pritur pacientët me Covid-19.

Gazeta italiane "Corriere Della Sera" ka publikuar një video nga brenda një prej spitaleve kryesore të Madridit, kryeqytetit të Spanjës. Sic shihet nga pamjet, gjendja është alarmante. Shumë prej pacientëve të infektuar me Covid-19 janë shtrirë në korridoret e spitalit e të tjerë nëpër stola.

Në rast se edhe Shqipëria do të shkojë drejt një skenari të tillë si ai në Spanjë apo Itali, që nuk e urojmë kurrsesi, ka gjasa që pamje të tilla t'i shohim edhe në spitalet e vendit tonë, të cilat për nga kapacitetet dhe infrastruktura janë në një gjendje të mjerueshme po t'i krahasojmë me vendet e Bashkimit Europian.

Le të shpresojmë se nuk do të shkojmë drejt këtij skenari. Përsërisim thirrjen për të qëndruar brenda, për të larë duart shpesh dhe për të kufizuar kontaktet, sidomos me të moshuarit.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI