Flash

Ministria e deklaroi të vdekur, Rama sqaron ringjalljen e pacientit me koronavirus

Lapsi.al 23 March 2020
Ministria e deklaroi të vdekur, Rama sqaron ringjalljen e pacientit me

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sot për gabimin e ministrisë së Shëndetësië, e cila raportoi për vdekjen e një pacienti e më pas ringjalljen e tij. Rama në një lidhje direkte me Abc News, ka thënë se ministria për informacionin që ka dhënë në media ka qenë e bazuar dhe s’ka bërë asnjë gabim.

Mund të na thoni se çfarë ndodhi me raportimin e gabuar për ‘vdekjen’ e pacientit? Ju pyes për këtë pasi është besueshmëria e shifrave…

"Mos kini fare merak për shifrat. Unë pyeta dhe përgjigja që mora ishte shumë e thjeshtë, pacienti kaloi në një vdekje klinike dhe pastaj ndodhi mrekullia që u rikthye. Sigurisht kjo nuk do të thotë që është jashtë rrezikut, por lajmi ishte i bazuar dhe i bazuar dhe reagimi ishte sërish i bazuar", tha Rama. 

Më herët, sot në mëngjes, MSH njoftoi se pacienti Skënder Kurti, trajner boksi ndërroi jetë. Më pas, lajmi u përgënjeshtrua nga vetë MSh që sqaroi se bëhej fjalë për vdekje klinike.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI