Flash

Basha thirrje Ramës: Mos vono paketën e ndihmës ekonomike, bëj dhe një paketë tjetër

Lapsi.al 23 March 2020
Basha thirrje Ramës: Mos vono paketën e ndihmës ekonomike,

Lulzim Basha shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave nga koronavirusi në Shqipëri dhe i bëri thirrje qeverisë që mos të vonojë të miratojë paketën e ndihmës ekonomike dhe krahas saj të vendosë edhe një tjetër.

Basha shprehet se paketa e ndihmës ekonomike nga qeveria është e pamjaftueshme për biznesin e vogël dhe të vetëpunësuarit.

Ai ka thënë se gjithë ata që do të qëndrojnë në shtëpi dhe nuk mund të punojnë duhet t’u sigurohet një pagë që do u sigurojë minimumin jetik në këto ditë.

Mesazhi i plote i Bashes

Kjo javë nis me një rritje të numrit të infektuarve nga koronavirusi dhe për fat të keq edhe rritjen e numrit të viktimave. Dua t’u ofroj ngushëllimet e mia familjeve të viktimave dhe dua të uroj nga zemra të gjithë ata që ndodhen në kushtet e infektimit dhe të shtrimit spitalor, shërim sa më të shpejtë.

Dua ta nis me nje falenderim me gjithësecilin prej jush qytetarë të dashur që respektuat ditën e djeshme rregullat e vetëizolimit, distancimit social dhe karantinës së detyruar nga kjo situatë. Dua po kështu të bëj një thirrje nga zemra të respektoni pikë për pikë udhëzimet e detajuara sot nga Policia e Shtetit për të vazhduar, në mënyrë të disiplinuar distancimin social, si një nga mjetet më të fuqishme për ndalimin dhe ngadalësimin e përhapjes së virozës dhe të efekteve të saj shkatërruese mbi shëndetin e të dashurve, të afërmve, në veçanti, të prindërve tanë dhe të atyre që nuk gëzojnë shëndet të plotë.

Të dashur qytetarë!

Sot, është koha që të gjithë sëbashku të bëjmë çfarë të mundemi! Në duart tona kemi një armë të fuqishme përmes distancimit social, përmes rregullave të distancës, edhe kur detyrohemi të dalim nga shtëpia për të kryer nevojat e domosdoshme të ditës, ne mund dhe do ta ngadalësojmë përhapjen e virusit.

Nga ana tjetër, dua t’I bëj sot thirrje qeverisë të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë . Dua, po kështu, t’I bëj thirrje qeverisë të urdhërojë menjëherë mbylljen e të gjithë bizneseve me dendësi të madhe punonjësish në ambjente të mbyllura, siç janë fasoneritë, call-centers apo të tjera fabrika prodhimi ku afërsia fizike e punonjësve përbën një rrezik të pashmangshëm për transmetimin e virusit dhe për kthimin e tyre në bartës dhe infektues përmes virozës.

Por, nga ana tjetër, jam tërësisht i vetëdijshëm se kjo sakrificë e madhe që ju kërkohet ju ka nevojë për një mbështetje të madhe. Ndaj dua të përsëris përultësisht thirrjen time ndaj qeverisë: Të mos vonojë detajimin e paketës së ndihmës që ka shpallur dhe të bëjë gati një paketë tjetër, sepse kjo është qartësisht e pamjaftueshme. Të gjithë ata që do të detyrohen të qëndrojnë në shtëpi për shkak të mbylljes së biznesit apo për shkak të mbylljes së bizneseve, ku janë punëmarrës, duhet të marrin pagën e mjaftueshme për të vazhduar minimumin jetik në shtëpitë e tyre. Dhe kjo është një përgjegjësi shtetërore. Ndaj thirrja ime është që menjëherë të ndërpritet çdo shpenzim tjetër, të ndërpritet çdo transferim tjetër nga thesari dhe të gjitha paratë e taksapaguesve shqiptarë të shkojnë për shëndetin e shqiptarëve, të shkojnë për nevojat akute ekonomike me të cilat përballet një numër i madhe njerëzish i cili mund dhe do të vijë në rritje.

Të dashur bashkëqytetarë!

Këto janë kohët më të vështira që kemi jetuar në një kohë shumë të gjatë. Por unë kam bindjen e thellë se me të njëjtën forcë që na ka karakterizuar gjatë gjithë historisë tonë, me besimin në Zot dhe me mbështetjen tek njëri-tjetri, do ta kalojmë këtë të keqe të gjithë sëbashku.

Si një familje e madhe, do të mund të krenohemi për jetët që kemi për të shpëtuar, për shembullin që kemi dhënë për fëmijët tanë dhe, mbi të gjitha, për një Shqipëri të nesërme në normalitet, në mirësi, në pozitivitet, edhe më të afruar e më të bashkuar me njëri-tjetrin se para kësaj epidemie.

Ndaj ju lus edhe njëherë, respektoni plotësisht të gjitha rregullat, të qëndroni në shtëpi, të merrni të gjitha masat higjeniko-sanitare. Sikundër e lus qeverinë që, menjëherë, hapat e shpallur t’i detajojë dhe t’i bëjë efektive për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.

Të këshilluara

Viktima e pestë/ Nderron jetë 61 vjeçari

Bilanc i rende me 3 viktima brenda oreve te fundit. Sot ndërroi jetë edhe një pacient 61-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili...

10:01

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI