Flash

Basha thirrje qeverisë: Të mbyllen bizneset me shumë punëtorë, të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore

Lapsi.al 23 March 2020
Basha thirrje qeverisë: Të mbyllen bizneset me shumë

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha apelon që të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore në të gjithë vendin, të mbyllen bizneset me shumë punëtorë, të ndërpriten shpenzimet dhe paratë të shkojnë për shëndetësinë dhe paketën e ndihmës. Më poshtë mesazhi i plotë i Bashës.

Të dashur bashkëqytetarë,

Është koha që të gjithë së bashku të bëjmë gjithçka mundemi për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e çdo shqiptari!

Ju bëj thirrje të respektoni me përpikmëri të gjitha udhëzimet mbi distancimin social dhe higjenën, me qëllim ngadalësimin e përhapjes së virusit dhe të efekteve të tij shkatërruese mbi shëndetin tonë e të të dashurve tanë.

I bëj thirrje qeverisë:

➡ Të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjjthë territorin e Republikës.

➡ Të urdhërojë mbylljen e të gjitha bizneseve me dendësi të madhe punonjësish në ambiente të mbyllura, siç janë fasoneritë, call-centers etj.

➡ Të mos vonojë detajimin e paketës së shpallur të ndihmës dhe të bëjë gati një paketë tjetër, sepse e para është e pamjaftueshme.

➡ Të gjithë ata që do të detyrohen të qëndrojnë në shtëpi dhe që janë në pamundësi për të punuar, duhet të marrin pagë të mjaftueshme për të garantuar minimumin jetik në shtëpitë e tyre.

➡ Të ndërpritet menjëherë çdo shpenzim tjetër dhe çdo transferim tjetër nga thesari dhe të gjitha paratë e taksapaguesve të shkojnë për shëndetin e shqiptarëve dhe nevojat akute ekonomike me të cilat po përballen një numër në rritje familjesh.

Të dashur bashkëqytetarë, pas kësaj të keqe na presin ditë më të mira. Me forcën që na ka karakterizuar gjatë gjithë historisë tonë, me besimin në Zot dhe me mbështetjen tek njëri-tjetri, do ta kalojmë këtë të keqe të gjithë së bashku.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI