Flash

Angela Martini flet për bashkëshortin: I pafajshëm

Lapsi.al 23 March 2020
Angela Martini flet për bashkëshortin: I pafajshëm

Prej disa kohësh, modelja shqiptare Angela Martini nuk ishte parë në shoqërinë e bashkëshortit rumun, Dragos Scavulescu dhe në media po aludohej për një ndarje të çiftit.

Mirëpo, siç u bë me dije, Scavulescu ishte prej një viti në arrati për shkak të problemeve me drejtësinë dhe vetëm pak javë më parë iu dorëzua autoriteteve italiane.

Lidhur me këtë ngjarje në mediat shqiptare kanë qarkulluar shumë lajme, që sipas modeles nuk janë të vërtetë.

Për herë të parë, Angela ka folur në një intervistë për “RevistaWho.com” dhe thotë të vërtetën e ngjarjes.

Ajo thotë se bashkëshorti i saj thuajse e ka zgjidhur çështjen dhe është plotësisht i pafajshëm.

Sipas saj fajin e ka shteti rumun, i cili ka ligje që sulmojnë bizneset.

Angela thotë se çdo armik i interesave të tyre gjykohet dhe dënohet

“Do ta sqaroj edhe njëherë gjithçka lidhur me këtë histori:

Bashkëshorti im është viktimë e sistemit gjyqësor rumun. Ai është totalisht i pafajshëm, ai nuk ka bërë asgjë nga ato që e akuzojnë, ata kanë abuzuar shumë, nuk e kanë respektuar ligjin rumun dhe të drejtat njerëzore europiane.

Është një situatë e çuditshme për një vend anëtar të Bashkimit Europian, siç është Rumania. Atje Shërbimi Sekret ka krijuar një linjë paralele që kryesisht kontrollon ilegalisht të gjitha pikat e rëndësishme të vendit: politikën, drejtësinë, shtypin dhe shumicën e bizneseve.

Çdo armik i interesave të tyre gjykohet dhe dënohet. Ata përdorin shtypin për të shkatërruar imazhin e njerëzve dhe urdhërojnë gjyqtarët të dënojnë armiqtë e tyre.

80% e biznesmenëve më të rëndësishëm rumunë janë nën hetim, në emër të “luftës kundër korrupsionit”.

Bashkëshorti im është një prej njerëzve të pakët në Rumani që refuzoi të njihte dënimin ilegal për të ashtuquajturin “bashkëpunim në abuzimin e shërbimeve”, për një biznes absolutisht të ligjshëm që ai krijoi 18 vite më parë!

Të gjithë avokatët që kanë studiuar çështjen e tij ishin absolutisht të shokuar. Bashkëshorti im ka 10 avokatë që merren më çështjen e tij, nga Rumania, Italia, Zvicra, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara.

Pa përjashtim, ata kanë zbuluar shumë abuzime dhe dhunime të ligjit që gjyqtarët dhe prokurorët rumunë bënë në çështjen e tij.

Për ta bërë më të qartë në pak fjalë: bashkëshorti im është një njeri i lirë, ai kurrë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë në burg! Ai iu dorëzua autoriteteve italiane, sepse në këtë mënyrë ai iu bind ligjit dhe po zgjidh problemin e tij. Pasi kontrolluan dosjen dhe situatën e tij ligjore, gjyqtarët italianë e lanë të lirë. Ka akoma disa çështje pezull në Itali, Rumani, Shtetet e Bashkuara dhe Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, të cilat definitivisht do të zgjidhin situatën e tij. Lajmet që shtypi shqiptar kopjoi nga shtypi rumun janë lajme të rreme. Mos më humbni kohë të komentoj për to”, tregoi modelja me detaje.

Më pas ajo ka treguar se kjo situatë e vështirë e ka bërë më të fortë marrëdhënien e tyre. Ata kanë kaluar shumë sfida dhe më në fund kuptuan se janë bërë për njëri-tjetrin për kanë krijuar më shumë besim.

Të këshilluara

Babai i aktores humb jetën nga Covid-19

Aktorja Sophia Myles zbuloi se babai i saj 67-vjeçar ka vdekur nga koronavirusi. Ajo postoi një foto të babait të sajm, duke thënë lajmin e hidhur. Aktor...

16:03

Kastro Zizo baba për të tretën herë

Në muaji nëntor, Kastro Zizo, teksa prezantonte këngën pjesëmarrëse në “Kënga Magjike”, zbuloi se do të behet baba për herë të tretë. Ai tha se degët e familje...

14:46

Aktorja refuzon karantinën

Pandemia e koronavirusit i ka bërë të famshmit të sillen... ëm... jo si zakonisht. Vanessa Hudgens tha se njerëz do të vdesin dhe s’ke ç’i bën, Gal Gadot detyro...

11:24

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI