Flash

Mesazhi i Chiara Ferragni në këto ditë të vështira

Lapsi.al 22 March 2020
Mesazhi i Chiara Ferragni në këto ditë të vështira

Chiara Ferragni, Fedez dhe i vogli Leo po kalojnë momentet më të ëmbla në këto ditë izolimi. Blogerja italiane ndan video plot humor në rrjet, por këtë herë ka përcjellë një mesazh për ndjekësit e saj.

Duke u kthyer pas në kohë, Ferragni ka postuar foton e 7 viteve më parë. “Isha në Marfa, gati për të përfunduar një lidhje 7-vjeçare, për të lëvizur një muaj më pas në Los Anxhelos”, ka shkruar ajo.

Më pas, në një foto të dytë të katër viteve më parë, ku Chiara shihet në Malibu, ajo ka rrëfyer se pikërisht ky ishte momenti kur sapo kishte përfunduar një tjetër romancë, që nuk ishte e duhura për të.

Dhe vetëm një vit më pas, Ferragni takoi Fedez, njëkohësisht bashkëshortin aktual, që siç thekson ajo: “Më bëri më të lumtur se kurrë”…

“Bashkë më të [Fedez] bëmë vogëlushin më të mirë dhe përjetuam emocionet më të forta”, ka shtuar Ferragni, duke postuar edhe një foto të Leo-s vetëm një ditë pas lindjes.

Të gjitha këto kujtime, Chiara i ka ndarë për të përcjellë një mesazh në ditë si këto që po kalojmë. “Ajo që po përpiqem të them është që jeta është sa e bukur, aq dhe e çuditshme dhe ti duhet të shpresosh që herët ose vonë, gjithçka do ta gjejë rrugën e vetë.

Të këshilluara

Babai i aktores humb jetën nga Covid-19

Aktorja Sophia Myles zbuloi se babai i saj 67-vjeçar ka vdekur nga koronavirusi. Ajo postoi një foto të babait të sajm, duke thënë lajmin e hidhur. Aktor...

16:03

Kastro Zizo baba për të tretën herë

Në muaji nëntor, Kastro Zizo, teksa prezantonte këngën pjesëmarrëse në “Kënga Magjike”, zbuloi se do të behet baba për herë të tretë. Ai tha se degët e familje...

14:46

Aktorja refuzon karantinën

Pandemia e koronavirusit i ka bërë të famshmit të sillen... ëm... jo si zakonisht. Vanessa Hudgens tha se njerëz do të vdesin dhe s’ke ç’i bën, Gal Gadot detyro...

11:24

E vërteta e mesazheve me virus në Whatsapp

Qeveritë dhe përfaqësuesit zyrtarë të autoriteteve mjekësore po përpiqen vazhdimisht t’i ofrojnë publikut një informacion të saktë përsa i përket përhapjes dhe ...

11:18

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI