Flash

(FOTO) Tërmet i fortë në Kroaci, ndërtesa të shembura dhe njerëz në rrugë

Lapsi.al 22 March 2020
(FOTO) Tërmet i fortë në Kroaci, ndërtesa të shembura

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.4 shkallë të Rihter me thellësi 10 kilometra, ka goditur veriun e Zagrebit të dielën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme të ndërtesave, veturave si dhe daljen e njerëzve në rrugë nga paniku i madh.

Një 15-vjeçar ka humbur jetën në spital pas dëmtimeve që pësoi për shkak të tërmetit të fortë në Kroaci.

Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në disa lokacione.

“Ka zgjatur më shumë se 10 sekonda. Deri më tash, më i fuqishmi që kam përjetuar”, tha një dëshmitare, raporton Reuters.

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozinovic, bëri thirrje që njerëzit në rrugë të mbajnë distancën për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit.

Deri më tani, Kroacia ka raportuar për 206 të infektuar me COVID-19.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Të këshilluara

Netflix do të zvogëlojë cilësinë e videove

Kanali televiziv “Netflix” do të zvogëlojë cilësinë e videove në shërbimet e tij në Evropë, për të reduktuar ngarkesën mbi ofruesit e internetit. Ky vendim do t...

15:07

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI