Flash

Rama 'lë nam', mashtron me videon e protestave në Algjeri. E përdor si video të masave kundër Covid-19 në Spanjë

Lapsi.al 21 March 2020
Rama 'lë nam', mashtron me videon e protestave në Algjeri. E

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në Facebook një video ku sipas tij policia spanjolle kishte reaguar ashpër ndaj qytetarëve që kishin thyer masën e karantinës dhe kishin dalë në rrugë. Nisur nga ky precedent, kreu i qeverisë paralajmëroi shqiptarët se i pret i njëjti fat, duke shkruar se “forcat e rendit e kanë ndarë mendjen”.

Por në fakt, nga një kërkim i thjesht, zbulon tjetër gjë. Të paktën kështu pretendon Nisma Thurje.  Turma e njerëzve që vrapojnë dhe forcat e policisë që i ndjekin nga pas duke i goditur me shkop gome, janë shkëputur nga një protestë antiqeveritare në Algjeri. Policia ka ndërhyrë duke e shpërndarë dhunshëm turmën. Videoja është publikuar në youtube në datën 8 mars.

Ndërkohë, më herët, gjatë një videomesazhi nga shtëpia e tij në Surrel, Rama paralajmëroi me përdorimin e forcës nga policia dhe ushtria nëse qytetarët thyejnë masën e karantinimit. Ai shkoi deri aty sa tha se forcat e rendit do përdorin gazin lotsjellës dhe ujin me presion.

Video e protestave në Algjeri

Mashtrimi i Ramës

 

Reagimi i PD

Edi Rama, burim kryesor paniku. Dhunën policore kundër opozitës në Algjeri i prezanton si masa të Spanjës për të luftuar COVID 19.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Sot Edi Rama ka shpërndarë një gënjeshtër të rrezikshme për t’i trembur edhe më shumë qytetarët e Shqipërisë. Video e shpërndarë nga Edi Rama në profilin e tij zyrtar në facebook është mashtrim, sepse ajo është shkëputur nga një protestë antiqeveritare në Algjeri dhe jo nga situata e virusit në Spanjë.

Në Spanjë situata është e rënduar, por një shtet demokratik i Bashkimit Europian nuk vepron kurrë me dhunë ndaj shtetasve të vet, siç gënjen dhe mashtron Edi Rama. Ai është sot burimi kryesor i panikut dhe pasigurisë në Shqipëri.

I gjendur i papërgatitur, pa ide dhe në majë të një qeverie të kalbur nga skandalet dhe korrupsioni, ai ka dështuar të qetësojë dhe të kompensojë njerëzit, si dhe të menaxhojë një karantinë të efektshme.

Paradite detyron qytetarët të dynden në dyqane, në drekë i terrorizon me video nga protestat antiqeveritare kundër regjimit autoritar në Algjeri, duke e shitur atë si dhunë që ndodh rëndom në Bashkimin Europian. Kjo është papërgjegjshmëri.

Partia Demokratike i bën thirrje Edi Ramës të dalë nga shtëpia dhe të bëjë detyrën, t’u japë fund mesazheve që përhapin panik tek qytetarët dhe të përqendrojë të gjithë vëmendjen e tij tek detyrat e Qeverisë për të parandaluar përhapjen e virusit dhe për të zgjidhur krizën social-ekonomike që ka krijuar situata.

Partia Demokratike i bën edhe njëherë apel të fortë çdo qytetari të ndjekin me seriozitet dhe përgjegjshmëri masat e kufizimit të lëvizjes dhe distancimit social. Zbatimi rigoroz i këtyre masave është me rëndësi JETIKE për të mbrojtur veten dhe njerëzit tanë më të dashur.

Të këshilluara

Netflix do të zvogëlojë cilësinë e videove

Kanali televiziv “Netflix” do të zvogëlojë cilësinë e videove në shërbimet e tij në Evropë, për të reduktuar ngarkesën mbi ofruesit e internetit. Ky vendim do t...

15:07

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI