Flash

Rama i prerë: Kush nuk bindet, do t’i hedhim gaz lotjsellës, do fotografohet e gjithë lista e tradhtarëve!

Lapsi.al 21 March 2020
Rama i prerë: Kush nuk bindet, do t’i hedhim gaz lotjsellës, do

Në orën 13:00 kryeministri Edi Rama ka dalë sërish në një komunikim nga faqja e tij në Facebook, për të treguar sërish masat e ashpra për ata që nuk respektojnë karantinën. Ai tha se nuk do të ketë asnjë tolerim për këdo që del jashtë, të cilin Rama e etiketoi si 'tradhëtar'. Në vëmendje të publikut Rama solli shembujt e Italisë, Spanjës, Francës e Kroacisë që po përballen me virusin e rrezikshëm.

Pjesa nga fjala e tij

"Polica e ushtria do të mbikëqyrin çdo lagje në Tiranë dhe Durrës ku kemi zonën më të kuqe, si dhe çdo zonë urbane duke fotografuar dhe duke futur në listë të zezë tradhtarësh këta individë që do ta paguajnë shtrenjtë dhe çdo thyerje e ligjit të luftës do të jetë një barrë e rëndë për ta se do tu hiqet çdo ndihmë shtetërore dhe do tu hiqet çdo ndihmesë nëse janë në shtëpi e duhej të ishin në punë, çdo ndihmë financiare për 1 vit nëse nuk kanë punë, çdo lloj ilaçi nëse janë edhe pensionistë, çdo lloj burse për studentët. një pakicë fare e vogël të pabindurish, që janë të mjaftueshëm për të marrë në qafë gjithë popullin do të konsiderohen tradhtarë lufte. Dua t’ju informoj se të gjitha forcat e rendit, nga polici i lagjes, deri tek forcat më speciale, janë të vendosura të përdorin forcën dhe të gjitha mjetet në rast shkelje ligji në tubime të paligjshme deri tej uji e gazi lotsjellës.”

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI