Flash

Publikohet telefonata famëkeqe mes Kanye West dhe Taylor Swift

Lapsi.al 21 March 2020
Publikohet telefonata famëkeqe mes Kanye West dhe Taylor Swift

Në konfliktin disavjeçar mes Kanye West dhe Taylor Swift, sapo u vërtetua përfundimisht cila palë ka të drejtë. Taylor, dhe do ta shpjegojmë me imtësi pse.

Gjithçka nisi në MTV VMA  të vitit 2009. Taylor fitoi Videoja më e mirë për femra për këngën “You Belong Ëith Me.” Kur ajo nis të mbajë fjalimin, Kanye ngjitet në skenë, i merr mikrofonin dhe thotë: “Taylor, më bëhet shumë qejfi për ty. Do të të lë të mbarosh, por Beyonce kishte një nga videot më të mira të të gjitha kohërave.” I referohej “Single Ladies.”

Më vonë, Kanye kërkoi falje dhe Taylor e pranoi. në 2016-n, Kanye publikoi albumin “The Life of Pablo,” ku kënga më kontroversiale quhej “Famous.” Në refren, i referohet Taylor dhe thotë: “Mendoj se unë dhe Taylor mund të bëjmë seks / Pse? E bëra të famshme atë bushtër.”

Kanye tha se teksti u aprovua nga Taylor, se folën për një orë në telefon dhe se asaj iu duk për të qeshur. Përfaqësuesi i Taylor iu përgjigj dhe tha se Kanye s’e paralajmëroi në asnjë moment se do ta quante “bushtër” në këngë. Gjashtë muaj më vonë, Kim Kardashian publikon në Snapchat bisedën telefonike mes Kanye dhe Taylor. Mesa kuptohej, Taylor e kishte aprovuar vërtet tekstin. Dita kur u publikua audioja ishte çuditërisht Dita Kombëtare e Gjarpërinjve.

Taylor replikoi duke pyetur me të drejtë: “Ku është pjesa ku Kanye më thotë se do të më quajë ‘bushtër’ në këngë? Nuk është sepse s’më pyeti kurrë.”

Një vit më vonë, Taylor hodhi kunja kundër Kanye dhe Kim me “Look What You Made Me Do.”

Pas dhjetëra incidentesh të vogla, mbërrijmë në ditën e sotme, ku telefonata mes Kanye dhe Taylor u publikua e plotë. Taylor aprovoi vërtet vetëm pjesën “unë dhe Taylor mund të bëjmë seks,” por jo pjesën ku reperi thotë “e bëra të famshme atë bushtër” sepse ai s’ia përmendi kurrë. Madje, Taylor theksoi se do të ndihej shumë keq nëse do ta quante “bushtër” në këngë.”

Dhe, çuditërisht, audioja u publikua në Ditën Kombëtare të Minjve.

Të këshilluara

Klohe K rikthehet me Tristan

Khloe Kardashian duket se ka preferuar të karantinohet me ish-in e saj tradhtar, Tristan Thompson. Us Weekly ka bërë të ditur se Khloe po qëndron me vajzën e...

13:58

Shtyhet ribashkimi i Friends

Ribashkimi i “Friends” është shtyrë nga “HBO” pas shqetësimeve për përhapjen e koronavirusit. Episodi speciale e rikthimit të “Friends” është bërë ‘viktima’ ...

11:44

Ndahet nga jeta këngëtari i muzikës country

Një nga këngëtarët më të njohur të muzikës ‘country’ ka ndërruar jetë. Kenny Rogers vdiq në moshën 81-vjeçare. Një përfaqësues i familjes tha se ai vdiq në p...

11:38

Flet aktori që mashtroi për Meghan Markle

Pikërisht atëherë kur Meghan Markle po largohej nga vëmendja e shtypit britanik, vjen sërish në vëmendje. Aktori Simon Rex tregoi se dy tabloidë britanikë i ofr...

17:43

Sfida më e re këto ditë në Instagram

Vetizolimi në shtëpi na ka shërbyer për të hapur albumet familjare dhe për të na bërë më nostalgjikë. Edhe sfida më e fundit e “Instagram...

15:28

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI