Flash

Emergjenca nga Covid-19/ Ndërpriten të gjitha fluturimet, Aeroporti “Nënë Tereza”

Lapsi.al 21 March 2020
Emergjenca nga Covid-19/ Ndërpriten të gjitha fluturimet, Aeroporti

Aeroporti “Nënë Tereza” njofton të gjithë qytetarët se duke filluar nga data 23 mars 2020 do të ndërpriten të gjitha fluturimeve, përveç kompanisë “Air Albania”, që vazhdon fluturimet për dhe nga Stambolli. Aeroporti sqaron se kjo masë merret për shkak të përhapjes së koronavirusit, ndërsa thekson se ndërprerja e fluturimeve do të vijojë deri në një njoftim të dytë.

Njoftimi i Aeroportit “Nënë Tereza”:

Përditësim 14

Nga data 23 Mars 2020, ndërpriten të gjitha fluturimet, përveç kompanisë Air Albania që vazhdon të fluturojë për dhe nga Stambolli.

Në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit (COVID-19), sipas njoftimit të Autoritetit të Aviacionit Civil duke filluar nga data 23 Mars 2020, ndërpriten të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës deri në një njoftim të dytë. Vetëm Air Albania do të vazhdojë fluturimin për dhe nga Stambolli.

“Aeroporti mbetet i hapur për të gjitha fluturimet humanitare, fluturimet e riatdhesimit, fluturimet e ngarkesës së mallrave dhe çdo fluturim tjetër që i shërben lehtësimit dhe kapërcimit të kësaj sfide të madhe për të gjithë ne”, tha Shefi i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Dr. Constantin von Alvensleben.

Për veprime të mëtejshme, këshillojmë pasagjerët që të kontaktojnë kompaninë ajrore apo agjencitë e udhëtimit.

Faleminderit për bashkëpunimin,

Tirana International Airport

Të këshilluara

Netflix do të zvogëlojë cilësinë e videove

Kanali televiziv “Netflix” do të zvogëlojë cilësinë e videove në shërbimet e tij në Evropë, për të reduktuar ngarkesën mbi ofruesit e internetit. Ky vendim do t...

15:07

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI