Flash

Dy të sëmurët me Covid-19 pritet të lënë Spitalin Infektiv

Lapsi.al 21 March 2020
Dy të sëmurët me Covid-19 pritet të lënë Spitalin

Dy pacientë, kontakte të “pacientit zero” me koronavirus të cilët pas ritestimit të dytë dolën negativë, po bëhen gati të lënë spitalin. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një lidhje direkte me mjekët e Infektivit ka ndarë lajmin e mirë me publikun.

“Sot jemi shumë të gëzuar sepse kemi dy qytetarët që i kemi gati për t’i nxjerrë nga spitali. Gëzimi është dypalësh, edhe për ata vetë që u shëruan, dhe e dyta edhe për ne që na gëzon që puna e kryer deri tani na dha dy rastet e suksesshme. Sigurisht që kemi pritje edhe për punë më të mira, por të gjithë do të bëjmë maksimumin e mundshëm për t’u shërbyer deri në fund”, tha Najada Çomo, shefe e shërbimit infektiv në QSUT.

Mjekët konfirmuan gjithashtu se dy nga pacientët në terapinë intensive janë në gjendje pak më të mirë.

Ndërsa mjekët e infektivit që janë në krye të detyrës apeluan që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi si e vetmja mënyrë për të fituar këtë luftë, Manastirliu i falenderuar për punën heroike që ata po bëjnë.

“Unë dua që t’iu inkurajoj dhe t’iu përqafoj fort nga larg. Fizikisht jemi larg, por me zemër dhe me mendje jam aty, dhe jemi bashkë. Shpresoj shumë që edhe kjo ditë të kalojë mirë, sepse jemi duke monitoruar çdo ditë përpara të panjohurave të mëdha që ka ky virus. Ndaj vetëm me forcën tuaj, profesionalizmin tuaj mund ta përballim, por gjithashtu edhe me mbështetjen, edhe me bashkëpunimin e gjithë qytetarëve. Unë ju falenderoj fort dhe gjithashtu edhe ekipin tjetër të mjekëve dhe infermierëve që janë në shërbim sot dhe do të dëgjohemi sërish nesër si gjithmonë. Punë të mbarë!”, tha Manastirliu.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI