Flash

Deklaratë nga Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor

Lapsi.al 21 March 2020
Deklaratë nga Sindikata e Punonjësve të Shërbimit

Duke u nisur nga situata emergjente problematike që vendi ynë po kalon në lidhje me Pandeminë nga COVID-19, Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor deklaron solidaritetin me të gjithë të prekurit nga ky virus dhe vecanërisht me stafin mjeksor i cili është infektuar gjatë ofrimit të shërbimit të tyre të kualifikuar tek pacientët e infektuar. Ne konfirmojmë gadishmërinë për të trajtuar e për ti shërbyer maksimalisht cdo të sëmuri që ka nevojë për ktë ndihmë.

Këto ngjarje tregojnë edhe një herë se masat për pajisjet mbrojtëse që duhet të përdoren nga personeli shëndetësor, duhet të ngrihen në një nivel më të lartë. Ne u bëjmë thirrje të gjithë Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor që, ndërkohë që angazhohen maksimalisht në dhënien e ndihmës pacientëve përmes veprimeve dhe procedurave mjekësore të kujdesshme, sipas udhëzimeve të OBSH, CDC dhe ECDC,  të përmbushin  edhe obligimin që ata kanë për plotësimin e të gjitha standarteve profesionale me qëllim ruajtjen dhe sigurimin e shwndetit dhe të jetës tyre. Punonjësit e Shërbimit Shëndetësor janë një aset i pa zëvendësushëm në një moment të tillë. Garantimi i të gjitha masave të nevojshme për ruajtjen e shëndetit dhe të jetës së tyre përvecse përbën një detyrim, i shërben jo vetëm personelit dhe familjeve të tyre, por edhe pacientëve të tjerë që do kenë nevojë për kujdesin e tyre gjatë kësaj periudhe të vështirë që po kalojmë e që pritet të zgjas.

Këto ngjarje tregojnë që shqetësimi i kësaj Sindikate drejtuar strukturave drejtuese qëndrore dhe lokal, në lidhje me sigurimin e mjeteve mbrojtëse për personelin kundër ekspozimit, ka qenë i drejtë dhe tashmë edhe më i ndjeshëm dhe i mprehtë, pasi në të gjithë Komunitetin Europian dhe më gjerë nevoja për këto mjete mbrojtëse është e madhe dhe sigurimi i tyre edhe më i vështirë.

Ne u bëjmë thirrje të gjitha sindikatave simotra që në zbatim të kushteve kontraktuale duhet të reagojnë dhe të monitorojnë duke asistuar në zbatimin e ligjit dhe të jenë forcë mbështetëse krahas institucioneve të specializuara të shtetit në përballje të kësaj situate. Të kordinojnë propozimet e tyre duke komunikuar paraprakisht me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për tu angazhuar në cdo lloj forme, mënyre apo tipi.

U bëjmë thirrje strukturave drejtuese, të dëgjojnë propozimet që vijnë prej specialistëve të kësaj fushe dhe eksperiencës që vjen nga shtetet që e kaluan më rëndë këtë situatë, në lidhje me rritjen e performancës së mbrojtjes individuale të Punonjësve Shëndetësor.

Gjithashtu të bëhet kujdes me personelin vullnetar të pa trajnuar, i cili mund të mbulojë reparte ose pavjone të cilat nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me COVID-19 dhe të zëvendësojnë personelin shëndetësor që do mund të trajnohet paraprakisht dhe të spostohet drejt vijës së parë të frontit me COVID-19.

Ne u bëjmë thirrje cdo individi brenda kufijve tanë, për të respektuar dhe zbatuar thirrjes për të qëndruar brenda me qëllim që të mund të ndërpresim zinxhirin e trasmetimit të këtij infeksioni për të lehtësuar sadopak vuajtjet dhe humbjet e të dashurve tanë dhe lehtësimin e punës së bluzave të bardha.

Kryesia e Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI