Flash

Shqipëria në karantinë, nga nesër ndryshon orari i lëvizjes

Lapsi.al 20 March 2020
Shqipëria në karantinë, nga nesër ndryshon orari i

Kryeministri Edi Rama njofton ndryshimin e orarit të lëvizjes duke filluar nga nesër. Përmes një njoftimi në Facebook, Rama thotë se thirrjet për mirëkuptim kanë mbaruar dhe se kufizimi i lëvizjes do të jetë më i ashpër.

Njoftimi

NGA NESËR REGJIMI I LËVIZJES NDRYSHON, SEPSE NUK KEMI ASNJË ORË E JO MË DITË PËR TË HUMBUR ME EDUKIMIN E TË PABINDURVE, TË CILËVE SHUMË SHPEJT DO TË DETYROHEMI T’UA KTHEJMË ME TË NJËJTËN MONEDHË, JO VETËM DUKE I NDËSHKUAR ME GJOBAT E SANKSIONET NË FUQI PO EDHE DUKE U NDËRPRERË ÇDO LLOJ NDIHME E SHËRBIMI SHTETËROR!

THIRRJET PËR MIRËKUPTIMIN E TYRE PO MBAROJNË!

? NGA NESËR ORARI I LËVIZJES DO TË JETË 05.00 – 13.00! KY DO TË JETË NË VIJIM EDHE ORARI I PIKAVE TË SHITJES SË USHQIMEVE, ILAÇEVE APO SHËRBIMEVE BANKARE, SI EDHE ORARI I PUNËS SË PUNONJËSVE TË ADMINISTRATËS.

? NGA NESËR NË ORËN 13.00, GJATË GJITHË DITËS SË DIELË, DERI TË HËNËN NË ORËN 05.00, DO TË JETË GJITHÇKA E MBYLLUR, NË TË GJITHA QENDRAT URBANE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË. NË RRUGË DO TË JENË VETËM FORCAT E POLICISË, USHTRISË, NJËSIVE KRITIKE TË SHËRBIMEVE SHTETËRORE DHE ATYRE TË KOMPANIVE MEDIATIKE!

KJO ËSHTË LUFTË DHE ARMIKU NUK PO LARGOHET, POR PO AFROHET ÇDO MINUTË! PRANDAJ MBLIDHENI MENDJEN BASHKË ME MUA QË DUHET TË SHTRËNGOJMË ÇDO DITË VIDAT E ZINXHIRËVE MBROJTËS, NËSE NUK DUAM TË NA GRIJË SI HELMI MIZAT!

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI