Flash

Koronavirusi/ Basha: Plani ynë ekonomik 90 milionë euro në muaj

Lapsi.al 20 March 2020
Koronavirusi/ Basha: Plani ynë ekonomik 90 milionë euro në muaj

Lulzim Basha tha se plani i tyre ekonomik për situatën e krijuar nga koronavirusi kap shifrën e 90 milionë euro, shumë më shumë se ajo që ka deklaruar kryeministri Edi Rama në planin me 7 pika për ekonominë shqiptare.

Basha tha në emisionin “Zonë e Lirë” se ushtria e shqiptarëve që nuk mbyllin dot muajin po shtohet me atë të bizneseve të vogla dhe të punësuarve që nuk shkojnë dot në punë.

“Ne e kemi bërë propozimin për nevojat akute të shoqërisë, biznesi, familjet. Nevojat minimale për të mos u futur në kolaps. 25 mln euro për biznesin e vogël. Plani ekonomik është 90 milionë euro në muaj. Ne sa jemi këtu nuk e kemi problemin që kanë 1 në 10 shqiptarë që hanë një herë në ditë. Gjysmat e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin. Po shtrohen dy ushtri, ushtria e bizneseve të vogla dhe të punësuarve që nuk shkojnë dot në punë. Kjo është sfida ekonomike. Paketa jonë ekonomike jep këtë zgjidhje. Kjo është një zgjidhje emergjente jo afatgjatë. Kanalizo shpenzimet për sektorin social dhe të shëndetësisë. Asgjë që kemi propozuar nuk është e pazbatueshme. Po të isha kryeministër do kishte filluar zbatimi i këtij plani”, deklaroi Basha.

Kreu i PD paralajmëroi se kjo që mund t’i ndodhë ekonomisë nëse nuk merren këto masa është dëm për brezin e sotëm dhe brezin e ardhshëm.

“Jemi në një betejë të përditshme për shëndetin dhe sigurinë por kemi dhe këtë front. Meqë përdoret terminologjia luftë, lufta bëhet në çdo front. Paratë nuk mund të shkojnë për 4 veta. Gjithçka që nuk është esenciale pezullohet. Të gjitha fondet çohen atje ku duhet. Para dy ditësh janë paguar 22 mln euro, paratë e shqiptarëve për inceneratorët.

Nuk do lodhemi duke kërkuar mbrojtjen e personelit mjekësor e shëndetësor. 25 mln euro totalisht e pamjaftueshme, pothuajse e barabartë me atë që iu dha 4 vetave dje. Ne do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar në këtë situatë të vështirë”, theksoi Basha.

Të këshilluara

Lezhë, 60-vjeçari gjendet i pajetë në kanal

Një person është gjetur i vdekur në një kanal në fshatin Rraboshte të Lezhës. Raportohet se kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë parë trupin e viktimës n...

19:29

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI