Flash

Futbollisti nga Kosova rezulton pozitiv me Coronavirus

Lapsi.al 20 March 2020
Futbollisti nga Kosova rezulton pozitiv me Coronavirus

Dy ditë më parë, futbollisti i ekipit të Kosovës Valdrin Mustafai konfirmoi se ishte infektuar me Koronavirus, në Hanover, teksa ka qenë në një ndeshje.

Mustafa është mbyllur në karantinë tashmë nga ku tregon për “Top Channel”, simptomat e para dhe momentin e vështirë që ka kaluar.

Në fillim kishte vetëm më dhimbte vetëm fyti, pak dhimbje koke dhe aspak temperaturë. Por më pas nisi dhimbja te gjoksi dhe e kuptoi se diçka nuk po shkonte mirë.

Mustafa madje thotë se tallej me shokët e ekipit, duke u thënë atyre se ka koronavirus, por rezultoi që kjo të ishte e vërtetë. Sot ai është izoluar nga pjesa tjetër e familjes, dhe qëndron i vetëm në dhomë larg prindërve!

“Deri tani jam mirë, më dhemb pak koka dhe fyti po në përgjithësi jam shumë mirë. Pardje nuk kam qenë mirë, kisha probleme me frymëmarrjen dhe temperaturë, por tani jam shumë mirë. Kisha probleme me fytin dhe fola me mjekët, më bënë testin dhe të martën në mëngjes mësova se jam pozitiv.Nuk di nga kush e mora, besoj nga klubi duke luajtur. Kur e mora vesh isha pak në panik, se isha në shtëpi. Kjo është si një grip, por kisha frikë për prindërit, babai bëri testin dhe doli negativ. Po presim testin e të gjithë familjarëve të tjerë. Kisha rreth një javë që ndjeja simptoma. Në fillim më dhimbte vetëm fyti, pak koka, nuk kisha aspak temperaturë. Doja shumë të flija dhe thashë do më kalojë. Por më pas ndjeva dhimbje tek gjoksi dhe e kuptova se diçka nuk po shkonte mirë. Unë tallesha me shokët e ekipit që kam koronavirus, por rezultoi që kjo ishte e vërtetë. Të gjithë në klub janë testuar dhe ka dalë një tjetër pozitiv. Shpresoj ta kaloj sa më shpejt, kryesorja është të mos prekë pleqtë dhe prindërit. Ne qëndrojmë të ndarë, unë rri vetëm edhe për të ngrënë në dhomë. Jam pak i mërzitur, se kisha katër ditë pushim e thashë do rri me familjen. Por kështu ishte e shkruar”, u shpreh Mustafa.

Të këshilluara

Sfida më e re këto ditë në Instagram

Vetizolimi në shtëpi na ka shërbyer për të hapur albumet familjare dhe për të na bërë më nostalgjikë. Edhe sfida më e fundit e “Instagram...

15:28

Bebe Rexha humb mikun e saj nga Covid-19

Këngëtarja e njohur shqiptare me fame botërore, Bebe Rexha, nëpërmjet një postimi në Twitter ka njoftuar se ka humbur një nga miqtë e saj. Shkak për vdekjen ...

12:24

Aktorja e 'La casa de Papel' me Covid-19

Aktorja protagoniste e serialit të famshëm ”La Casa De Papel”, Itziar Ituno, ka njoftuar sot ndjekësit e saj në Instagram se është prekur nga Covid-19. E njo...

10:27

Anulohet Met Gala 2020

Javën e kaluar, Muzeu Metropolitan i Artit në New York u mbyll përkohësisht pas shqetësimit të shkaktuar nga coronavirusi. Tani, edhe Met Gala 2020 do të shtyhe...

16:14

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI