Flash

Covid-19, Arben Ahmetaj i raporton Ilir Metës, së shpejti mblidhet Këshillit i Sigurisë Kombëtare

Lapsi.al 20 March 2020
Covid-19, Arben Ahmetaj i raporton Ilir Metës, së shpejti mblidhet

Presidenti Ilir Meta priti mbrëmjen e sotme në një takim ministrin e Shtetit për Rindërtimin,Arben Ahmetaj, të ngarkuar nga Qeveria edhe për koordinimin dhe drejtimin e punës, ndërmjet ministrive dhe institucioneve, për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga pandemia globale COVID 19.

Presidenti thotë se u njoh nga ministri Ahmetaj për masat e marra nga Qeveria për përballimin e kësaj situate kritike, si dhe diskutuam mbi mundësinë e mbledhjes në një kohë sa më të afërt të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

"Bashkëpunimi, gjithëpërfshirja, humanizmi dhe solidariteti mbarëkombëtar do të na japë të gjithëve fuqinë e duhur pozitive për ta fituar këtë sfidë" shkruan Meta.

Aktualisht në vendin tonë numri i të infektuarve nga koronavirusi ka shkuar në 70, dy prej të cilëve kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë drejt shërimit.

Të këshilluara

Lezhë, 60-vjeçari gjendet i pajetë në kanal

Një person është gjetur i vdekur në një kanal në fshatin Rraboshte të Lezhës. Raportohet se kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë parë trupin e viktimës n...

19:29

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI